Për ata që kanë thinja ose kanë humbur pigmentin nga lëkura, ky zbulim i ri shkencor do të bëjë ndryshim në jetën e tyre.
Shkencëtarët kanë gjetur se dy qeliza luajnë një rol kyç në formimin e qelizave të lëkurës dhe të flokëve – dhe këto mund të jenë problemi kryesor i shfaqjes së thinjave.
Studiuesit në SHBA kanë gjetur se këto qeliza interferojnë me sasinë e pigmentit që prodhohet në qelizat njerëzore.
Ekipi i studiuesve beson se këto gjetje do të çojnë në ilaçe të reja për trajtimin e çrregullimeve me pigment të lëkurës dhe me flokët e thinjura.
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore NYU Langone studiuan qelizat e lëkurës dhe të flokëve në minj e njerëz dhe arritën në përfundimin se rrugët e qelizave luajnë një rol të rëndësishëm në pigmentim.