• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po kaloni një krizë ekonomike? Ja si mund ta përballoni

by Aalison Pearse Stevens
29/04/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza duket se nuk do të ketë fund, madje edhe më të guximshmit po dorëzohen: në këto kohë është e pamundur të mos kursesh. Megjithatë, specialistet paraqesin disa këshilla për të shpëtuar paratë . Mund të zgjidhni ato të cilat i përshtaten situatës suaj, thone ata.

Përmirësimi i gjendjes financiare në përgjithësi na bën që të jemi më të lumtur dhe më të qetë përballë shpenzimeve të paplanifikuara.

Përveç kësaj, në këto kohë janë të paktë ata persona që mund të harxhojnë fitimet e tyre të fituara me shumë vështirësi të mëdha. Ja pra disa pika ku mund të mbështeteni për të kursyer, duke përzgjedhur ato të cilat ju përshtaten.

Blini gjëra të përdorura

Ka shumë gjëra që nuk ia vlen të blihen të reja. Për shembull, në çdo qytet ka dyqane që shesin libra të përdorur në gjendje të shkëlqyer dhe me çmime të ulëta. E njëjta gjë vlen edhe për disqet dhe madje edhe për mobiliet që mund të blihen në tregjet me gjëra të përdorura, kjo në qoftë se në përgjithësi pëlqeni gjëra të vjetra (vintage). Po kështu mund të veproni edhe me disa veshje.

Bëni gjimnastikë në kushtet e shtëpisë

Mund ta zëvendësoni palestrën me një vrap në ajër të pastër ose të blini një biçikletë stërvitjeje që mund t’ju kushtojë sa një abonim në një qendër sportive, por që atë mund ta përdorni për shumë vite.

Paguani me para të gatshme

Një kartë krediti është thikë me dy tehe për ata që kanë tendencë që të mos e kontrollojnë veten e tyre përballë një kulete të re firmato. Pagesa me para në dorë, edhe për shpenzimet për një darkë jashtë, e bën pagesën më të “vërtetë” dhe gjithashtu kjo gjë u lejon që të bëni një monitorim më të saktë të llogarisë suaj.

Mos i lini “pas dore” ushtrimet fizike

Kujdesi dhe kurimi i trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike është mënyra më e mirë për të evituar shpesh shpenzimet mjekësore dhe farmaceutike.

Thojuni “Jo” blerjeve impulsive

Një taktikë e mirë për të mos blerë gjëra të panevojshme dhe që nuk na pëlqejnë në të vërtetë qëndron në faktin e të rezistuarit të të shpenzuarit me impuls. Ideale është që të shkruani ose të memorizoni objektin e dëshirës suaj dhe më pas të prisni të kalojë një muaj përpara se të bëni blerje. Në këtë mënyrë, impulsi për të blerë do t’ju ketë kaluar, duke ju lejuar të vendosni me qetësi dhe me racionalitet.

Qëndroni më shumë në shtëpi

Nëse qëndroni gjithë ditën jashtë është shumë më e lehtë për të shpenzuar: një kafe, një mëngjes në një qendër komerciale, një kuti me ëmbëlsira për në shtëpi etj. Ndërkohë, nëse qëndroni në shtëpi, portofoli qëndron përgjithësisht i mbyllur në një sirtar.

Gatuani dhe hani në shtëpi

Shpesh ideja për të gatuar, për të shtruar tavolinën, për të larë enët rezulton e padurueshme pas një dite të lodhshme pune për shumë njerëz, të cilët zgjedhin të hanë jashtë pica apo ndonjë panine. Por ngrënia në shtëpi do të thotë të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme dhe më pak të kushtueshme.

Mbani një buxhet

Për të shmangur dorëlëshuarësinë tuaj është shumë e rëndësishme të bëni një lloj buxheti për shpenzimet që do të ndërmerrni, shkruan Shqip. Për shembull, të ndani disa lekë mënjanë për shpenzimet personale, për bukurinë, veshjet, daljet etj. Pra planifikojini mirë shpenzimet që do të bëni.

 

Jepni dhe merrni hua

Nëse e shihni se nuk i përdorni më gjërat tuaja, ua ofroni ato miqve tuaj. Në të njëjtën kohë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë me ju, nëse do të kenë rastin. Ja pra ku u gjend zgjidhja e dëshirës suaj për të pasur për shembull një aksesor të ri kur të dilni ndonjë mbrëmje të rëndësishme.

Thjeshtojeni shtëpinë tuaj

Bëjini një pastrim me themel shtëpisë suaj dhe hiqni nga dhomat të gjitha gjërat e panevojshme. Më pas ju do të kuptoni se sa çliruese do të jetë të jetoni me gjërat e pakta që i përdorni vërtet.

Next Post

Pogba ambicioz: Të bëhem i madh si Maradona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

May 20, 2026
VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

May 20, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

May 20, 2026
“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

May 20, 2026
Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

May 20, 2026
Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

May 20, 2026
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

May 20, 2026
Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

May 20, 2026
Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

May 20, 2026
KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In