• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?

by Dritan Gremi
07/08/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Një pronar lokali që ndjek më thikë në dorë klientin e tij dhe një video që bëhet virale në rrjet. Skandali i Mihalit të Himarës përsëritet, por këtë radhë në Sarandë.

Një skenë nga ato që tek fqinjët tanë as nuk mund të merret me mend e jo më të jetohet.

Në fakt, një operator turistik në Itali, Greqi, Kroaci apo edhe Turqi i pret me buzëqeshje e jo me thikë në dorë klientët e tij, qofshin këta edhe jo aq dinjitozë a të pasur sa ai do të donte t’i kishte.

Edhe pse nuk di çfarë ka ndodhur konkretisht në ngjarjen në fjalë, tek ne duket se vijon të dominojë arroganca, primitiviteti i një shoqërie të dhunshme, që nuk po arrin dot të edukohet. Do kërkojmë sërish që fajin ta gjejmë diku tjetër.

Sapo kemi lënë pas një histori të trishtë e të dhimbshme, një njollë të përjetshme në turizmin shqiptar, e vijojmë të përballemi me skena të tilla agresiviteti dhe dhune. Po tani, kush e ka fajin? Përsëri do t’i vërsulemi policisë? Përsëri do kërkojmë të vijnë e të na ruajnë kur ecim në rrugë, kur pimë kafe në bar, apo mbase edhe kur flemë?

A mund të kërkojmë që për çdo banor të papërgjegjshëm, për cdo akt dhune dhe sjellje të pakontrolluar t’i kërkojmë llogari policisë? Po ne ku jemi?

Çfarë kemi bërë për t’i parandaluar ngjarje të tilla? A mund të kuptojmë cili është ky zotëri që në mes të ditës guxon të dalë me thikë në dorë? Kush ja jep këtë forcë? Cila është e shkuara e tij, kush e ka liçencuar si operator turistik dhe kush e ka kontrolluar aktivitetin e tij? Me cfar kriteresh licencohen këta operatorë, qofshin pronarë hotelesh, restorantesh apo mjetesh lundruese? A ka një mekanizëm kontrollues dhe ndëshkues që monitorin dhe vepron me shpejtësi dhe rreptësi në raste të tilla?

Ky njeri duhet arrestuar, tani sot. Por kam një pyetje mbase naive në dukje; A më siguron dot njeri, që pas arrestimit të tij nga policia, gjykatat nuk do ta lënë të lirë, siç kanë të lirë autorin e aksidentit pranë 21 Dhjetorit në Tiranë, apo siç gjykata riktheu në punë Arjan Tasen, pas problemeve që kishte patur disa vite më parë? A më siguron dot njeri që këtij biznesi do ti vendoset shiriti e do mbyllet që sot dhe këtij ndividi do ti hiqet jo vetëm licenca por dhe përgjithmonë e drejta për të operuar në fushën e turizmit?

Ku është zinxhiri i institucioneve, ku janë përgjegjësitë e gjithësecilit, para se të shkojmë tek policia, që me sa duket është hallka e fundit në këtë zinxhir.

Next Post
EMRI/ Policia zbardh ngjarjen e raportuar si aksident pas vdekjes së 60-vjeçarit në spital: 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar

Ndoqi klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë

Comments 6

  1. Ppa says:
    3 years ago

    Ngjarjet ashtu do zhvillohen si parashikon ti…..ky eshte sistemi- edhe poljcia qe vertete ne shume raste fajesohet kot…kaq mund te bej….duhet pritur qe koha te na bej te gjitheve ne te mire.

    Reply
    • Anonymous says:
      3 years ago

      Shiriti i eshte hequr te nesermen. Banoj aty afer

      Reply
  2. Bardhi says:
    3 years ago

    Nuk behemi njerez kurte ne

    Reply
  3. serveti says:
    3 years ago

    Po mire ai mut klienti qe iku pa paguar nuk i pa cmimet ne menu,Apo mbushi plencin ai zagar dhe u kujtua qe skishte leke me vete dhe beri pordhen e te indinjuarit,Nenen ti kishte qire pronari

    Reply
    • Anonymous says:
      3 years ago

      Nuk ka biznes ne shqiperi qe nuk ka fletore shenimesh ku ka shkruar emrat e klienteve qe nuk kan paguar ne dore , ka dhe nga ata qe nuk paguajne , pastaj duhet te marin kallashin per ti mar leket , kjo nuk eshte normale .

      Reply
  4. Anonymous says:
    3 years ago

    Mendoj se vetem zbatimi pa tolerance i ligjit do ti beje njerezit me te mire !

    Reply

Leave a Reply to Ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com