Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore të Italisë, pasi theu urdhrin e arrestit shtëpiak.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me banim në Riccione, i akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë arrestimit muaj më parë, atij iu gjetën rreth 2 kilogramë marijuanë në makinë.
Mbrëmjen e djeshme, shqiptari u vu re në orët e vona jashtë shtëpisë së tij teksa largohej me biçikletë.
Ai u arrestua dhe natën e kaloi në dhomat e paraburgimit, ku më pas u shoqërua sërish për në shtëpi në pritje të seancës gjyqësore.
/a.r