• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Theu arrestin e shtëpisë dhe qarkullon me armë në brez, pranga dy të rinjve në Rrëshen

by Java News
02/05/2019 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj, njëri prej të cilëve  ishte me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Uniformat blu kanë marrë informacion nga qytetarët se një shtetas i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” po qarkullonte me makinë në Rrëshen sëbashku  me një shtetas tjetër i cili dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Mbi bazën e këtij informacioni, Njësia operacionale “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit dhe të dy shtetasve që ndodheshin në të.

Në përfundim të verifikimeve dhe të kontrolleve fizike, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019,  Gjykata e Apelit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,  për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi  E.N. dhe  gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.

Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë për veprën penale  “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe në ngarkim të shtetasit N.K.për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

g.kosovari

Next Post
Grabitja në Rinas/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn dhe çfarë ka zbuluar ekspertiza

Grabitja në Rinas/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn dhe çfarë ka zbuluar ekspertiza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com