• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thesari sekret i Putin, ngrihet “celula e veçantë për kleptokracinë” në Londër dhe fillon “gjuetinë” për ta zbuluar

by Java News
16/03/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka filluar gjuetia për thesarin e fshehtë të Putin-it: qeveria e Londrës ka ngritur një “celulë të veçantë për kleptokracinë” me detyrën e identifikimit të pasurive të fshehura në Britaninë e Madhe nga diktatori rus, të cilat vlerësohen të arrijnë në miliona paund.

Njësia e hetimit, e cila është pjesë e Agjencisë Kombëtare të Krimit, do të punojë krah për krah me shërbimet sekrete të Madhërisë së Saj për të kuptuar nëse lideri i Kremlin-it është pronari i vërtetë, siç dyshohet, i shumë sendeve që mbahen në emër të oligarkëve rusë.

“Ka njerëz që po punojnë për këtë tani”, ka thënë një burim për britaniken “The Telegraph”. “Kjo është ajo që do të bëjë ekipi i kleptokracisë: njësia do të duhet të gjurmojë paratë e Putin-it dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

Në fillim të luftës në Ukrainë, Boris Johnson njoftoi krijimin e “një njesie për të luftuar kleptokracinë” për të kapur “asetet e ardhura si frut i korrupsionit të fshehura në MB”.

Lideri rus është nën sanksione në Londër, që do të thotë se çdo pasuri e identifikuar si e tij do të ngrihej menjëherë. Por opozita laburiste kërkon të shkojë më tej: ish-zëvendësministri për Evropën, Chris Bryant, tha në Parlament se qeveria “duhet të fillojë të konfiskojë pronat në vend që thjesht t’i ngrijë ato”.

Zyrtarisht, presidenti rus është thjesht një shërbëtor modest i shtetit, i cili jeton me një pagë prej rreth 85 mijë euro në vit. Por ka nga ata që pretendojnë se ai është në fakt njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 200 miliardë dollarësh.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe, për shembull, ndërtimi i vilës përrallore në Detin e Zi, ekzistenca e së cilës u zbulua vitin e kaluar nga disidenti Alexey Navalny: një pallat që kushton mbi një miliard, i pajisur me një heliport, një fushë hokej nëntokësore, një amfiteatër dhe ruhej nga afër nga njerëzit e shërbimeve të tij të sigurisë.

Në letra ndërtesa, e projektuar nga arkitekti italian Lanfranco Cirillo, është në pronësi të oligarkut Arkadij Rotenberg, por ky është vetëm për të fshehur emrin e  Putin-it.

Me shumë gjasë e njëjta gjë mund të thuhet për shumë prona në Londër. Gazetarja britanike Catherine Belton, në librin e saj “Njerëzit e Putin-it”, akuzoi Roman Abramovich se kishte blerë ekipin e futbollit Chelsea me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit rus. Oligarku e paditi dhe e fitoi gjyqin, por dyshimi mbetet se në shumë raste oligarkët e Moskës janë vetëm “mbajtësit” e pronave, përfituesit përfundimtarë të të cilëve janë zotërinjtë e Kremlin-it.

Në të kaluarën, është thënë shumë për “Gunvor-in” misterioz, kompaninë e naftës me bazë në Qipro, e krijuar nga Gennady Timchenko, oligarku i lidhur ngushtë me Putin-in, me të cilin ai ka ka të njëjtin pasion për hokejin.

“Gunvor” thuhet të jetë kasaforta e Putin-it, por të provosh diçka të tillë ka qenë dhe është gjithmonë jashtëzakonisht e vështirë. Tani do të jetë detyra e “njesisë së kleptokracisë” londineze./m.j

Next Post
Bora Zemani i dërgon ‘sinjale’ Donaldit përmes Tik Tok: Po të më vish me unazë, të shtyj

Bora Zemani i dërgon ‘sinjale’ Donaldit përmes Tik Tok: Po të më vish me unazë, të shtyj

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    S,dinë ç, të bëjnë për t’a shpërfytyruar.A thua s,ka vende ne Siberi për thesarin e.tij.Pse o aq budalla e dini ju muzhikun rus sa të mos merrte të gjitha masat për të mbrojtur pasurinë e tij? Perëndimi kurrë nuk e ka kuptuar dhe nuk e kupton dot Lindjen.dhe politikat e saj.Lindja po,bën diferencën mes sistemeve shoqërore.U pyet një juriste disidentë ruse për jetë në kohën e BRSS.Përgjigja.surprizë e.saj qe kjo.Jetonim më mirë,jeta qe e sigurtë,mbaroje studimet vendi i punës qe i sigurtë,pensioni po i sigurtë,arsimi dhe shëndetësia ishin falas etj.Kurse sot fëmijët e mi janë në mes një bote pa siguri,pa punë të sigurtë,pa mjekim po s,pagove,pa pension pleqërie të sigurtë pasi puna është e pasigurtë.Prandaj kanë nostalgji për komunizmin.(E.kam parë dhe dëgjuar tek Explorer Histori) dhe më ka bërë shumë përshtypje.Personalisht nuk do të doja të vinte ajo kohë.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
Përplasën për vdekje njëri pas tjetrit 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan nga vendngjarja, policia arreston dy drejtuesit e mjeteve

Përplasën për vdekje njëri pas tjetrit 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan nga vendngjarja, policia arreston dy drejtuesit e mjeteve

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In