• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thesari i fshehur në Ukrainë që lakmohet nga Putin, ja pse objektivi kryesor është Donbass

by A R
19/04/2022 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Objektivi kryesor është Donbass”. Vladimir Putin e ka bërë të qartë këtë ditët e fundit dhe po shton përpjekjet për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin. Por pse është kjo zonë kaq e rëndësishme për Kremlinin? E ashtuquajtura ruajtja e rusishtfolësve ishte një nga shkaqet që shkaktoi konfliktin në këtë zonë që në vitin 2014 dhe Moska dëshiron të “përfundojë” atë që filloi tetë vjet më parë.

Arsyeja tjetër është ushtarake dhe politike: për të kontrolluar korridorin midis Rostovit dhe Krimesë  duhet Mariupol, por edhe zona më në veri, duke shmangur kundërsulmet e Ukrainës nga rruga veriore. Gadishulli në Detin e Zi ka vështirësi serioze në furnizimin me energji elektrike e ujë dhe për këtë arsye Putini ka nevojë për territorin bregdetar duke garantuar një kanal të drejtpërdrejtë me atdheun. Por ka edhe arsye të rëndësishme ekonomike.

Donbass, historikisht, është i pasur me miniera për nxjerrjen e qymyrit , hekurit, por edhe metanit, manganit, kobaltit dhe atyre metaleve të rralla që janë gjithnjë e më të çmuara për zhvillimin teknologjik. Referenca është te depozitat me të cilat rikuperohen “përbërësit” për të ndërtuar telefona inteligjentë dhe fibra optike, ose titan dhe litium për sektorin e automobilave elektrike . “Arsyet pse ky territor është thelbësor për Putinin janë të ndryshme”, shpjegon Marco Di Liddo, analist i lartë në Ce.SI.

Sipas tij, nëse marrim parasysh se operacioni ushtarak në progres është veçanërishte shtrenjtë për financat ruse, kthimi ekonomik duhet të jetë adekuat për përpjekjet”. Ukraina krenohet me 8500 depozita minerale me rëndësi industriale dhe rreth 110 lloje të ndryshme mineralesh; industria minerare deri në vitin 2014 gjeneronte 15 miliardë dollarë në vit. Në minierat e qymyrit, nga të cilat Donbass është veçanërisht i pasur, vendi është në vendin e dhjetë në botë.

/a.r

Next Post
Rusia nis ofensivën për Donbasin, Kievi zyrtar: Është një ferr i vërtetë!

Rusia nis ofensivën për Donbasin, Kievi zyrtar: Është një ferr i vërtetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In