• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Thesar natyror i Shqipërisë”/ Ministrja gjermane e Mjedisit: Gjermania, e gatshme të ndihmojë për Vjosën

by E S
23/03/2025 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke në një intervistë për DW e cilëson Vjosën një thesari natyror të Shqipërisë dhe për Parkun Kombëtar të Vjosës, kërkon zgjidhje profesionale.

Deutsche Welle: Zonja ministre, Lumi Vjosa është Park Kombëtar i një lumi të egër, i pari në Shqipëri dhe në Evropë, megjithatë po përballet me probleme të menaxhimit. E njëjta situatë paraqitet edhe me zonat e tjera të mbrojtura. Nisur nga përvoja gjermane në menaxhimin e të tilla zonave, si mund të aplikohej ajo në Shqipëri?

Steffi Lemke: Unë e admiroj Shqipërinë për këtë thesar natyror që ajo zotëron dhe që është një arsye mjaft e rëndësishme për thithjen e turistëve, që sjell me tej edhe një zhvillim të konsiderueshëm në sektorin e ekonomisë. Vjosën do ta quaja një nga dhomat e thesarit dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për faktin e të pasurit Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër. Strukturat menaxhuese të këtij parku janë duke u përballur me problematika të ndryshme, zgjidhjet e të cilave do të duhet të ishin në mënyrë shumë profesionale, pra të ruanin dhe të garantonin mbrojtjen e këtyre zonave. Gjermania mbështet në këtë drejtim siç është ai i përshtatjes së legjislacionit për sa i përket ruajtjes së zonave të mbrojtura. Unë ndodhem këtu pikërisht që të gjejmë zona ku mund të intensifikojmë punën në këtë drejtim.

Deutsche Welle: Lumi Shushica, degë e Vjosës dhe pjesë e Parkut Kombëtar rrezikohet nga ndërtimi i një ujësjellësi që kundërshtohet nga komuniteti i zonës dhe organizatat mjedisore. Si mund të ruhet një balancë mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, duke marrë parasysh edhe shqetësimet e komunitetit?

Steffi Lemke: Unë kam pasur privilegjin dhe mundësinë që në vitin 2019 të vizitoj disa fshatra, mes tyre edhe të zonës ku ndodhet Shushica dhe mund të them që natyra dhe peizazhet aty janë unike dhe duhet bërë çdo përpjekje për t’i ruajtur. Sigurisht, duhet të ketë edhe zhvillim ekonomik të zonës, po kjo do të duhet të vlerësohet dhe gjykohet nga institucionet shqiptare se ku do të duhej të përqendronin përpjekjet e tyre, në mënyrë të tillë që të mos kishte dëme në asnjërën prej aspekteve. Qeveria gjermane është e gatshme të ndihmojë për të gjetur kompromiset e duhura në këtë drejtim. Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme që të kemi zona të tilla natyrore ku të ruhet unikaliteti i zonave, pra të gjendet një balancë.

Deutsche Welle: Ndodhemi në Vjosë, ku morët pjesë në një aksion për ripyllëzimin e saj. Shqipëria ndodhet në hartën e rrezikut për ndryshimet klimatike, e rrezikuar veçanërisht nga përmbytjet dhe thatësira. Çfarë masash mund të ndërmerren për të përballur dhe për t’u përshatur me këtë sfidë?

Steffi Lemke: Diçka e mrekullueshme të shikosh sesi shoqëria civile dhe organizatat e mbrojtjes së mjedisit kanë dhënë një kontribut mjaft të vyer sa i përket rinatyralizimit përmes masave sikundër janë ato të ripyllëzimit të zonës eluvionale këtu. Kjo është meritë e shoqërisë civile në bashkëpunim me qeverinë, pra e bashkëveprimit mes tyre, edhe për vetë faktin që Vjosa u shpall Park Kombëtar i lumit të egër.
Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë.

Deutsche Welle: Në Shqipëri ka një problem të madh me menaxhimin e mbetjeve dhe ndotjen e ujërave. Cilat janë disa nga projektet apo iniciativa konkrete nga Gjermania për të ndihmuar në këtë drejtim?

Steffi Lemke: Në fakt jemi të vetëdijshëm për problemet që lidhen me ndotjen e mjedisit dhe këto nuk ekzistojnë vetëm në Shqipëri, po edhe në shumë vende të tjera të botës. Ne kemi menduar vazhdimisht vetëm sesi të krijojmë dhe të gjenerojmë konsum, por jo paralelisht me këtë jo sesi të ngremë sistemet e duhura të menaxhimit të mbetjeve dhe adresimin e tyre, situatë kjo që duhet të ndryshojë. Gjermania mbështet Shqipërinë pikërisht në këtë drejtim, në ngritjen e menaxhimit të mbetjeve, të asgjesimit të tyre, po kështu ngritjes së rrjetit të kanalizimeve, pra trajtimit të ujrave të ndotura dhe kjo në aspektin ligjor dhe ndihmës direkte për komunitetet, mund të përmend këtu qytetet e Cërrikut dhe të Korçës.

Deutsche Welle: Në kontekstin e integrimit evropian, Shqipëria ka hapur kapitujt e parë të negociatave. Si mund të kontribuojë Gjermania në drejtim të kapitullit 27, pra atë të mjedisit?

Steffi Lemke: Ne jemi në shkëmbime të vazhdueshme me Shqipërinë sa i përket çeljes sa më të shpejtë të kapitullit 27 të negociatave për anëtarësim, po ashtu edhe në kontekstin e procesit të Berlinit, për të ngritur kapacitetet e duhura ligjore në funksion të mbrojtjes së natyrës, mjedisit, ujërave, dhe në qoftë se ia dalim që kapitullin 27 ta hapim brenda këtij viti, ky është një qëllim i një projekti ambicioz, por mendoj se me vullnetin dhe dëshirën e mirë mund t’ja arrijmë.

Next Post
Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi me armë të afërmen, e pëson 75-vjeçari në Tiranë

Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In