• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thërmimi politik i eshtrave të Isa Boletinit

by
10/06/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Rikthimi i Isës në shtëpinë e tij, pas një ekzili një shekullor, në vend që të ishte një solemnitet i nivelit të lartë u kthye në një telenovelë qokash politike, e cila shkurt dhe troç nuk tregon seriozitet.

Në vend të një organizimi kremtues mbarëkombëtar dhe gjithpërfaqësues, odiseja që nisi me polemika përfundoi gjithashtu me diskutime e hatërmbetje. Kjo pasi organizatorët, e në radhë të parë Kryetari i Komunës së Mitrovicës e trajtuan këtë event jo vetëm simbolik por edhe kuptimplotë, si një zijafet turbofolk për të promovuar veten dhe shokët, duke pozuar dhe përfituar nga hija gjigande e gjeneralit të shqiptarëve.

Titullimi dhe dekorimi i Lulzim Bashës në kulmin e fushatës zgjedhore në Shqipëri, edhe pse është e drejtë e komunës së Mitrovicës, nuk ka fare lidhje as me Isë Boletinin e as me ndonjë event që e lidh zotin Basha si me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit apo me ndonjë ngjarje tjetër historike.

Nderimi i liderit të opozitës shqiptare, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, nëse do të ishte një gjest real apo dhe simbolik i një marrëdhënie me kryeqytetin e Shqipërisë, mund të ndodhte në çdo lloj dite, përpara apo edhe pas 9 qershorit. Dhe nuk do të kishte asnjë problem, madje do të shikohej si një veprim normal i binjakëzimit të qyteteve shqiptare kah një integrimi më të madh mes shqiptarëve.

Por “futja në mes” të protokollit për Isën e madh, vetëm se krijon protagonizma e hap polemika gjithsesi të kota.

Isa Boletini është figura lapidare e shqiptarëve që simbolizon jo vetëm luftëtarin e paepur për të mbrojtur trojet amëtare, por është themeluesi real i shtetit shqiptar, kryekomandanti i parë i Forcave të Armatosura. Si i tillë, nderimi për Isën kërkonte një protokoll dhe përpjekje gjithëpërfshirëse, kërkonte një kujdes në detaje dhe në të ftuar, në organizim dhe dekor. Kërkonte ajkën e mendjeve që e kanë profesion organizimin dhe kurimin e eventeve të tilla.

Por tek nderimi ndaj Isa Boletinit pati jo vetëm mos koordinimin mes Tiranës dhe Prishtinës, por edhe ndarje mes vetë qeverisë së Kosovës, ku Isa Mustafa dhe krahu i tij në ekzekutiv kërkonte me doemos protagonizmin për të marrë në dorë organizimin e ceremonisë për Isën, a thua se ishte një aheng provincial ku burrat me çifteli do të këndojnë ndanë sofrës dhe prodhuesit lokalë do të reklamonin të mirat e tyre..

Nuk kishte asnjë të keqe, përkundrazi që nëse do të ishte menduar mirë, do të dilte një ceremoni dinjitoze dhe madhështore. Që mund të niste në Shkupin që Isa e çliroi bashke me Idriz Seferin në udhëtimin e famshëm me tren, më pas në Vlorën e pavarësisë ku bashkë me Ismail Qemalin vunë themelet e shtetit shqiptar e të përfundote natyrisht në Mitrovicë drejt Boletinit legjendar. Çdo politizim vetëm prish atmosferën dhe na humb seriozitetin për treguar dinjitetin dhe vetëdijen kombëtare. Nderet e vogla personale, daç politike apo edhe klienteliste janë për në kafe, jo për një takim me historinë siç është 10 Qershori i Lidhjes së Prizrenit dhe nderimi ndaj të madhit të Boletinajve, pasardhësit e të cilit jo rastësisht janë shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare… tesheshi.com

Next Post

Dorëhiqet qeveria turke, pritet kabineti i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com