Kryeministrja konservatore britanike, Theresa May kaloi sot në mbrëmje votën e mosbesimit të organizuar nga partia e saj me iniciativë të deputetëve që janë kundër marrëveshjes së Brexit të arritur me Brukselin.
Kryetarja mori mbështetjen e 200 deputetëve, ndërsa 117 votuan kundër saj, njoftoi Graham Brady, një përgjegjës i partisë.
May-t i duheshin 159 vota për të shmangur shkarkimin. Kjo fitore do të thotë se partia e saj nuk mund të kërkojë për një vit votë-mosbesimi.
Pas kësaj fitoreje, lidershipi në krye të partisë qeveritare nuk mund të sfidohet së paku një vit.
/a.r










