• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Themelimi i ushtrisë, këmbëngul Thaçi: Në NATO nuk hyhet me gjahtarë e zjarrfikës

by Java News
19/03/2017 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon t’i mëshojë qëndrimit të tij rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Sipas tij, kjo është shumë e nevojshme, duke pasur parasysh tensionet që krijohen vazhdimisht në rajon.

Thaçi është shprehur gjithashtu se në NATO nuk mund të anëtarësohemi në një mënyrë të ndryshme, veçse me ushtri. “Në aleancë, – shton Thaçi, – nuk të pranojnë me shoqata gjahtarësh apo zjarrfikësish”.

“Askush nuk të pranon në NATO me zjarrfikës, shoqatë gjuetarësh apo ndonjë shoqatë tjetër, për shembull peshkatarësh”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “Konica.al”. Presidenti vlerëson se Kosova është e zonja e vetes dhe mund të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Thaçi thekson më tej se nuk mund t’i paguajë Kosova, dështimet që ndodhin në vendet e rajonit.

“Kosova nuk mund të mbetet peng i krizave të Ballkanit. Nëse Bosnje-Hercegovina është e bllokuar nga nacionalizmi serb, atëherë natyrisht që gjërat janë të ndërlidhura edhe në rajonin tonë, por pse ta paguajmë ne çmimin? Nëse Serbia e rrit nacionalizmin e saj, zhvillon një fushatë elektorale kryekëput nacionaliste, nëse Serbia ka hapur mendje, shpirt dhe gjithçka ka për praninë ruse, pse ta paguajë Kosova çmimin?”, ka thënë ai.

E njëjta logjikë përdoret edhe për rastet e vendeve të tjera të rajonit.

“Nëse Mali i Zi pengohet nga Serbia për t’u anëtarësuar në NATO, ndërkohë që Kosova e mbështet fuqishëm Malin e Zi për anëtarësim, pse ta paguajë Kosova çmimin? Nëse Shqipëria ka problemet e veta politike, pse të paguajë Kosova çmimin? Nëse Maqedonia për fajin e saj është bllokuar politikisht dhe i ka të ndera raportet ndëretnike, pse të paguajë Kosova çmimin? Kosova është e zonja e vetes, merr vendimet vet, është vend sovran dhe ne nuk po kërkojmë gjë tjetër, veçse as më pak e as më shumë sesa të kemi një ushtri, sikundër vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ndër të tjera presidenti./a.ç

Next Post
Rama: Jo qeveri teknike, në zgjedhje edhe pa PD, por nuk do ketë bojkot/VIDEO

Rama: Jo qeveri teknike, në zgjedhje edhe pa PD, por nuk do ketë bojkot/VIDEO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In