• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Themelimi i shtetit hungarez, Ruçi uron homologun Kover: Shqiptarët, respekt të thellë me popullin hungarez

by Ardit Rada
20/08/2020 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 20 gushtit, ditës së themelimit të shtetit të Hungarisë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover.

“20 gushti i vitit 1083, Dita e themelimit të shtetit dhe Dita e Mbretit Stefan i Parë, themelues i Mbretërisë së Hungarisë, është një ngjarje e rëndësishme në historinë e kombit hungarez.

Populli shqiptar ushqen një respekt të thellë dhe ndjenja të forta miqësie më popullin hungarez. Marrëdhëniet diplomatike, të vendosura rreth një shekull më parë, në mars të vitit 1922, kanë afruar më shumë dy popujt dhe dy vendet tona.

Bashkëpunimi dypalësh midis midis Shqipërisë dhe Hungarisë është shumë i mirë dhe për këtë kanë shërbyer edhe vizitat e nivelit të lartë gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet politike janë të konsoliduara dhe të qëndrueshme dhe bashkëpunimi ekonomik e tregëtar vjen duke u rritur.

Shqipëria i është mirënjohëse Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e madh në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Këshillit Europian në mars të këtij viti për çeljen e negociatave me Shqipërinë është meritë e rezultat edhe i mbështetjes së fuqishme të Qeverisë së Hungarisë, Asamblesë Kombëtare dhe Tuajës personalisht.

Gjatë muajve të fundit Hungaria, ashtu si edhe Shqipëria dhe gjithë njerëzimi, po vuan pasojat e pandemisë, të cilat fatmirësisht për popullin hungarez nuk ishin shumë të rënda, dhe tashmë gëzohemi që Hungaria po del nga kjo situatë dhe po i kthehet normalitetit.

Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi shumë i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, do të rifillojë shumë shpejt dhe përfitoj nga ky rast për të përsëritur ftesën time për një vizitë zyrtare të Shkëlqesisë Suaj në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Ruçi.

/e.rr

Next Post
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike në ’97, për t’ia mbathur nga Shqipëria pajisi edhe vjehrrin, kunatin dhe Shkëlzenin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike në '97, për t'ia mbathur nga Shqipëria pajisi edhe vjehrrin, kunatin dhe Shkëlzenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In