Tragjedia e familjes Gjoka në Lezhe është thelluar edhe më tej, pasi ka ndërruar jetë në Itali vajza e dytë, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka.
Ajo ishte dërguar për kurim në Itali, pasi mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Pavarësisht trajtimit mjekësor Klarisa Gjoka 15 vjeçe nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve te marra. Disa ditë më parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe.
Ndërkohe gjate ditës se sotme është zhvilluar ceremoni mortore për 19-vjeçaren. Ne gjendje te rende mësohet se është edhe nena e femijeve.
Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombule gazi.
Në muajin gusht të këtij viti 19-vjeçarja kishte planifikuar dasmën, por ëndrra e saj u ndërpre në mes./m.j