• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thellohet skandali seksual në futbollin anglez

by Java News
01/12/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali me abuzimin e futbollistëve të vegjël në Angli po konsiderohet si kriza më e madhe në historinë e këtij sporti në vendin ku lindi ky sport, sipas shefit të Federatës Angleze të Fubollit (FA), Greg Clarke. Në një shenjë se kjo krizë po thellohet, më shumë se 20 ish-futbollistë anglezë kanë ngritur akuza për abuzime seksuale dhe një numër hetimesh janë duke u ndërmarrë nga policia.

Pas skandalit të një institucioni të madh të shoqërisë britanike, si BBC-ja, me abuzime seksuale të një prej prezantuesve të saj të njohur dekada më parë, tashmë duket se një tjetër institucion i madh britanik, si futbolli, po përjeton krizën më të madhe në historinë e tij, me thellimin e skandalit me abuzimin e futbollistëve të grupmoshave të vogla, shkruan Top Channel.

Shefi i FA-së, Greg Clarke e konfirmon këtë krizë, pasi 20 ish-futbollistë kanë bërë akuza se janë abuzuar seksualisht në ekipet e grupmoshave, ndërkohë që policia ka marrë 250 telefonata. Qeveria britanike do të organizojë një mbledhje me policinë dhe FA-në për këtë çështje dhe ministrja e Sportit i ka shkruar më shumë se 40 organizmave të futbollit, ku u kërkon të shqyrtojnë nëse ka pasur historikisht pretendime për abuzime seksuale me ish-futbollistë.

Të paktën 8 forca policore në Britani janë duke hetuar për këto pretendime, ndërkohë po hetohet nëse ka pasur fshehje të këtij skandali nga organizmat sportive ndër vite. Mësohet se një fond për mbrojtjen nga abuzimet të ish-fubollistëve është anuluar nga federat e futbollit në vitin 2003.

Në një gjest të paprecedentë guximi, duke hequr dorë nga e drejta e tij për anonimitet, ishte ish-futbollisti anglez Andy Woodward, tashmë në moshën 43-vjeçare, ai që deklaroi në një program të BBC se ai ishte përdhunuar për 4 vjet rresht nga ish-trajneri i tij pedofil, Barry Bennell.

62-vjeçari është burgosur me 9 vite burg në vitin 1998, pasi pranoi abuzimin me djem dhe të rinj, disa 9-vjeçarë, gjatë dy dekadave që ka qenë trajner. Ndërkohë, një vit më parë atij iu dhanë edhe dy vjet të tjera burg për abuzimin me një djalë 12-vjeçar, ndërkohë ai është paditur të martën me 8 akuza të tjera për abuzimin me një 14-vjeçar kësaj here.

Ndërkohë, edhe ekipi i Çelsit i ka kërkuar një firme ligjore të kryejë një hetim ndaj një ish-punonjësi të klubit që tashmë ka ndërruar jetë për një pretendim për abuzim seksual të ndodhur në vitet ’70, citohet “Express”. (b.an)

Next Post
61-vjeçarja dyshohet për vrasjen e burrit, policia i gjen armë në shtëpi

61-vjeçarja dyshohet për vrasjen e burrit, policia i gjen armë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In