• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thellohet skandali në futbollin anglez, publikohet një tjetër video

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali që fundosi ish-trajnerin e kombëtares angleze Sam Allardyce po zgjerohet akoma më shumë.

Daily Telegraph ka publikuar një tjetër video ku në qendër të saj është menaxheri italian Pino Pagliara, i cili zbulon informacione që përfshijnë trajnerë dhe ish-trajnerë të skuadrave nga Premier League.

Në videon e publikuar shihet se agjenti italian Pagliara, i cili u skualifikua në vitin 2005 për shkak të çështjes Genoa-Venezia dhe valixhes së famshme me 250 mijë euro, flet për 5 trajnerë të cilët e kanë paguar personalisht atë për përfitimet e paligjshme nga transferimi i lojtarëve, shkruan Top Channel.

‘Mendoja se italianët ishin të korruptuar, por këtu në Angli gjërat po shkojnë akoma edhe më keq, pasi gjithçka bëhet në fshehtësi-janë fjalët e italianit në video, i cili më pas tregoi dhe mënyrën e funksionimit të skemës.

Në bisedat e bëra Pagliara fliste shpesh për një term kafe, e cila nënkuptonte ryshfetin dhe përfitimin e paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij me gazetarët biznesmen nga lindja e mesme Pagliara dha detaje për një trajner që drejton aktualisht një skuadër në Premier League, i cili i kërkon gjithnjë para pasi nuk ka një pagë të lartë në klubin ku ai punon.

Të gjitha videot e publikuara nga Daily Telegraf janë sekuestruar nga policia britanike. Federata angleze ende nuk ka folur për këtë skandal që po përfshin dhe emra të tjerë, ndërkohë që mediat vendase shkruajnë se drejtuesit e saj po kërkojnë një emër të pastër për të zëvendësuar Allardycen, përgatiti “Express”. (b.an)

Next Post
Greqia kundër BE: Deklarata e Hahn e papranueshme, nuk ekziston çështja çame

Greqia kundër BE: Deklarata e Hahn e papranueshme, nuk ekziston çështja çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com