• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thellohet misteri për çiftin e vdekur në Pogradec, zhduken paratë, dyshime për vrasje

by Java News
01/03/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit në 18 shkurt, ku burrë e grua, 26 dhe 23 vjeç u gjendën të pajetë në një kasolle. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bashkëshortët Fatbardha dhe Erzen Torra janë vrarë nga një i afërm i tyre. Fillimisht u tha se dyshohej të kishte qenë 23-vjecarja Fatbardha Torra autore e krimit, duke vrarë burrin me një dru pas koke, e më pas duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Por babai i Erzenit, Avni Torra duke folur për “Gazetën Shqiptare” ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë, duke hedhur dyshimet se djali dhe nusja e tij mund të jenë vrarë nga dikush tjetër.
Trupat e pajetë u gjendën nga vëllai i Erzenit në një kasolle, afër banesës ku ata jetonin.
Nga hetimet e deritanishme të ngjarjes ka rezultuar se nuk është 23-vjeçarja Fatbardha autore e krimit, por një i afërm i familjes Torra.Dëshmia e babait të Erzenit, por edhe ato të fqinjëve të çiftit kanë bërë që hetimet të thellohen edhe në këtë pistë. Sipas deklarimeve të tyre, Fatbardha nuk kishte konflikte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte dy fëmijë.Vetë babai i Erzenit përjashtoi mundësinë që Fatbardha të ishte autore e krimit, pasi sipas tij ata kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, por edhe me familjarët e tjerë. Nisur nga kjo, ai kërkoi hetime të mëtejshme nga policia.Sipas burimeve për “GSH”, pista e re e hetimeve hedh dyshime se autor i krimit të dyfishtë mund të jetë një i afërm i familjes Torra.Mësohet se në banesën e çiftit ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ia kishin dërguar dy prindërit që jetonin prej kohësh në SHBA, por që janë zhdukur pas ngjarjes së rëndë.Dyshohet se personi që ka kryer krimin, të ketë pasur dijeni për këto para.Viktimës, Erzen Torra nuk i është gjetur as portofoli dhe as dokumentet e makinës.Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe po vlerëson provat e gjetur, ndonëse ende nuk ka një persona të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
ma.me 
Next Post
VIDEO/ Ivanov i vë ‘flakën’ Maqedonisë, fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve në Shkup

VIDEO/ Ivanov i vë 'flakën' Maqedonisë, fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In