• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thellohet konflikti/ Brahimllari sulmon Bashën: LSI s’mund të vihet në shërbim të kunatit, PD-PS janë bërë bashkë

by Java News
12/11/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesin e debateve që kanë përfshirën PD, dje demokratët morën një tjetër goditje. Atë që rrëzoi çdo dyshim, se aleanca LSI-PD ka rënë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi PD se po gënjen, me deklaratën se i është ofruar listë e përbashkët PD-LSI për 25 prillit. Por jo vetëm kaq. Lulzim Basha, tha ajo në një postim në media, e ka mashtruar edhe kur opozita vendosi të digjte mandatet.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe sot në një lidhjue skype në studion e lajmeve në MCN TV sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari. Ai sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë një propozim të tillë, duke e cilësuar këtë një bllof të PD për të ngarkuar LSI me përgjegjësi që nuk e ka.

Ndër të tjera Brahimllari u shpreh se lufta e tyre është me këtë qeverisje dhe se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të vendosi partinë e saj në fuqi të kunatit, teksa akuzoi se PD dhe PS kanë bashkëpunuar bashkë për të goditur LSI.

Intervista e plotë

Z. Brahimllari, a ka patur ndonjëherë negocim për një listë të përbashkët mes jush dhe PD? Dhe qytetarët, kë duhet të besojnë, ju apo PD. Pra duhet të them, a ka ndonjë letër që mbështet pretendimet e secilës palë?

Në fakt për të qenë i sinqeritet duhet të them që çdo komunikim që mund të ketë në një marrëdhënie në një koalicion bëhet zyrtarisht. Unë nuk di dhe nuk ka zyrtarisht një mbledhje të PD ku është diskutuar kjo çështje se LSI po i ofrohen 15 mandate. Ky është një bllof për të ngarkuar LSI me një përgjegjësi që se ka pasur. Të më thotë një anëtar i PD se ka një vendim për këtë. Ajo çka them unë është se nuk ka pasur asnjë propozim të tillë nga PD dhe ky është një mashtrim i ulët. Ne në fakt kemi qenë shumë korrekt dhe nuk kemi pasur komunikim fare me ta edhe pse kemi fakte konkrete se ata kanë bashkëpunuar me PS për të goditur LSI. Dua të sjell në vëmendje angazhimin e LSI në opozitë dhe se kjo e djeshmja është e ulët dhe e pisët. E vetmja rrugë që PD e Bashës do kishte për 25 prillit ishte të prishte procesin zgjedhor dhe LSI nuk ishte dakord sepse LSI ka qenë totalisht e provokuar nga PD në opozitë.

Ka pasur protesta pa fund ku LSI ka qenë prezentë por kurrsesi nuk ka pasur dëshirë të marrë një rol protagonizmi. Kjo ndodhi dhe me mandatet ku është thënë se kam dakordësinë e Merkel dhe Gjermanisë dhe ky është një aksion politik i rëndësishëm dhe LSI nuk e refuzoi por sakrifikoi nga parimet e saj duke lënë 19 mandate për të mos prishur frymën opozitare. Ne kemi qenë shumë korrektë. Por çfarë ndodhi kemi qenë gjithmonë të provokuar vërtet nuk kemi folur por ajo që ndodhi dje kaloi të gjitha limitet. LSI nuk mund të vendosi partinë e saj në shërbim të kunatit. Ndaj është e qartë çfarë po ndodh është totalisht mashtrim aspak e vërtetë. LSI ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm sepse LSI është tërhequr nga qëndrimet e saj për të mos prishur frymën opozitare që kjo sinergji të mposhte Edi Ramën. Por ata vendosën për interesa personale me qeverinë.

Z. A mund te themi se pas te djeshmes, nuk ka me aleance LSI-PD.

LSI ka qenë shumë e kujdesshsme, ka qenë një forcë politike shumë e madhe dhe nuk ka rënë pre e provokimeve.

Nuk është LSI ajo forcë politike që prish koalicionet. Marrëdhënia jonë është me qytetarin dhe deri tani nuk kemi folur por tani do dalim dhe do flasim me fakte. Deri tani nuk kemi folur për ta lënë atë në betejën e saj të brendshme. Ata janë në faj, panik se si bashkëpunonin me PS për të goditur LSI. LSI nuk ka lidhje me luftën për tja shpallur një partie, lufta jonë e drejtpërdrejtë është me këtë qeverisje. Ne kemi qenë për të goditur këtë qeveri por ata janë bashkë.

Z. Brahimllari, pse po dilni tani kundër PD. A ka lidhje qendrimi juaj, me zhvillimet brenda PD?

Ishte e brendshme dhe nuk përfshihemi në këtë histori është një marrëdhënie e brendshme, por dje provokimi kapi kulmin. Nuk ka asnjë vendim kryesie por nuk ka asnjë çështje të bërë publike apo çështje konkrete për këtë. Prandaj ky reagim lindi direkt pas atij provokimi të ulët që nuk i shërben opozitës, por Edi Ramës./m.j

Next Post
“Është moment krize, Basha duhet të pranojë votëbesimin”/ Këlliçi për ‘sherrin’ e firmave: Zyra e Palokës është 10 metra larg

“Është moment krize, Basha duhet të pranojë votëbesimin”/ Këlliçi për ‘sherrin’ e firmave: Zyra e Palokës është 10 metra larg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In