• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është moment krize, Basha duhet të pranojë votëbesimin”/ Këlliçi për ‘sherrin’ e firmave: Zyra e Palokës është 10 metra larg

by Java News
12/11/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka folur në lidhje me procesin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që sipas tij do të kthente në shinat e duhura demokracinë e brendshme.

Këlliçi tha se PD nuk mund të jetë peng i artificave, sa kohë që vullneti i anëtarëve të saj është që Kuvendi të mblidhet, dhe në momente krizash besimi, çdo kryetar duhet të testohet me votë.

Në rast se ai e ka humbur shumicën duhet të largohet, pavarësisht se mund të jetë zgjedhur në Qershor në krye të Partisë, siç është dhe rasti i Lulzim Bashës., tha ai per Fax News.

Sipas Këlliçit verifikimin e firmave duhet ta bëjë vetë Kuvendi Kombëtar i PD-së, duke ngritur një komision të verifikimit të mandateve.

“Firmat janë aty, të depozituara në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, që është pozicioni më i lartë, edhe se zoti Bardhi. Të refuzosh të shkosh firmat që janë 10 metra larg, për mua kjo nuk është normale. Tallje me PD është që të mos lejosh delegatët e Kuvendit që të mbledhin Kuvendin. Nuk ka asnjë porosi nga amerika që të mos mblidhet Kuvendi, këtë ta harrojnë.

Të pengosh mbledhjen e këtij Kuvendi në moment krize për mua e dëmton Partinë Demokratike. Nuk është një Kuvend i zakonshëm, ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm, ne sot po flasim për një Kuvend të jashtëzakonshëm.

Ka një komision verifikimi mandatesh në Kuvend, e ka kryetari përgjegjësi statuore që ta ngrejë këtë Komision. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë është vetë Kuvendi që zgjedh komisionin e verifikimit të mandateve. Nëse janë më shumë se 50% e anëtarëve të Kuvendit, atëherë çdo vendim që merret aty është i ligjshëm, mund të ketë një numër të pakufizuar vendimesh.

Nuk mund të mbahet PD me artifica, fryma janë njerëzit, nëse nuk kuptojmë krizën ku jemi, ne e kemi humbur kuptimin tonë politik, mbase jemi të aftë të punojmë në ndonjë ministri, por nuk mund të ngjallim besimin te demokratët.

Në këtë mënyrë i bie që ne të mos kemi asnjëherë mocion besimi apo mosbesimi. Zoti Basha është zgjedhur kryetar në Qershor, jam dakord, por në momentin që ka një krizë besimi, duhet të shkojmë dhe të testohemi me votë.

Nuk di tiu them çfarë do të ndodhë pas 11 Dhjetorit”, u shpreh Këlliçi./m.j

Next Post
Paloka-Bardhit: S’zgjidhet kriza duke rrotulluar para-mbrapa statutin. Mos u fshihni pas pikave e presjeve

Paloka-Bardhit: S'zgjidhet kriza duke rrotulluar para-mbrapa statutin. Mos u fshihni pas pikave e presjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Rasti kur “rojtari” i drejtësisë kapet në gjumë

September 13, 2026
Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

September 13, 2026
Trump: Pagesat prej 5,000 dollarësh janë të lehta për t'u përfshirë në buxhetin federal -

Trump: Pagesat prej 5,000 dollarësh janë të lehta për tu përfshirë në buxhetin federal –

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com