• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thellohen përçarjet politike në prag të fillimit të hetimit për sulmin ndaj Kapitolit

by Java News
27/07/2021 07:46
Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden's victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/John Minchillo)

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden's victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/John Minchillo)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficerët e policisë që mbrojtën ndërtesën e Kapitolit do të jenë të parët që do të dëshmojnë në seancat e dëgjimit që fillojnë sot nën mbikëqyrjen e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Hetimin e Sulmit të 6 janarit.

Krijimi i komisionit dhe zgjedhja e anëtarëve të tij po thellon përçarjet politike midis republikanëve dhe demokratëve.

Demokratët fillimisht propozuan një komision të pavarur bazuar në suksesin e komisionit që bëri një hetim me mbështetje të gjerë mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

“Komisioni i pavarur do të ishte një organ me ndikim shumë më të madh”, thotë analisti politik Norm Ornstein, i cili punon në Institutin “American Enterprise”.

Një grup demokratësh dhe republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve dolën me një plan për një komision të pavarur. Kishte marrëveshje për shumë kërkesa të republikanëve.

Komisioni parashikohej të kishte numër të barabartë të demokratëve dhe republikanëve dhe një afat deri në fundit të vitit për nxjerrjen e raportit përfundimtar. Në mes të majit, ai u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me 252 pro dhe 175 kundër. 35 ligjvënës republikanë votuan në favor të krijimit të komisionit.

Komision i Pavarur apo Panel

Për ngritjen e një komisioni duhet miratimi nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati dhe duhet të marrë nënshkrimin e presidentit. Një komision i tillë do të kishte më shumë fuqi për të kryer hetimin.

“(Një komision i pavarur) do të kishte qenë në gjendje të merrte më shumë komptenca në lidhje me aftësinë e tij për të ftuar dëshmitarë dhe për të marrë informacion të rëndësishëm. Ata mund të kishin qenë në gjendje, për shembull, të kërkonin ndihmën e Departamentit të Drejtësisë si një komision i pavarur. Kështu kjo ka qenë rruga më e preferuar”, thotë analisti Ornstein.

Por në fund të majit, republikanët e Senatit bllokuan përpjekjen për të hedhur në votim krijimin e një komisioni, duke shuar shpresat e demokratëve.

Në fund të qershorit, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, hodhi propozimin për ngritjen e një komisioni të përzgjedhur në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar ngjarjet e 6 janarit.

“Ai do të funksionojë në thelb si çdo komision tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve”, shpjegon zoti Ornstein. “Ata do të kenë autorizim për paraqitje të detyruar … dhe kjo do të thotë se ata do të kenë aftësinë të paktën në teori për të kërkuar ose detyruar paraqitjen e dëshmitarëve”.

Republikanët akuzuan demokratët se ata duan një rezultat të paracaktuar, por Dhoma e Përfaqësuesve autorizoi komisionin e ri të zgjedhur. Vetëm dy republikanë votuan në favor të kësaj mase.

Beteja për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit

Tetë nga 13 anëtarët u emëruan nga zonja Pelosi, e cila zgjodhi shtatë demokratë dhe republikanen Liz Cheney, e cila u përjashtua nga posti i tretë më i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë së saj në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të sfidës së saj të hapur ndaj pretendimit të rremë të Presidentit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

“Disa nga republikanët e tjerë që janë shprehur hapur për këtë janë nën presion të madh nga partia e tyre për të mos marrë pjesë në hetim. Duhet një guxim i madh, të cilin Liz Cheney e ka treguar, për të vepruar kundër partisë suaj dhe udhëheqësit të partisë tuaj”.

Si udhëheqës i partisë së pakicës, republikani Kevin McCarthy kishte të drejtë të zgjidhte pesë anëtarë të komisionit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi refuzoi dy prej tyre: ligjvënësin Jim Jordan nga Ohajo dhe ligjvënësin Jim Banks nga Indiana. Jordan ka qenë një mbështetës i zëshëm i pretendimit të rremë të zotit Trump për zgjedhjet. Ligjvënësi Banks kishte thënë se ai do të përdorte postin e tij në komision për të shqyrtuar protestat për drejtësi racore të verës së kaluar. Të dy votuan për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Kongres.

“Ata kishin bërë deklarata dhe kishin ndërmarrë veprime që mendoj se do të ndikonin në integritetin dhe punën e komisionit”, shpjegoi Pelosi të enjten.

McCarthy u përgjigj duke thënë se “Pelosi ka krijuar një proces të rremë. Në qoftë se Kryetarja Pelosi nuk ndryshon kursin dhe nuk vendos të pesë republikanët (në komision), ne nuk do të marrim pjesë.”

McCarthy mund të jetë një dëshmitar i mundshëm i komisionit për të mësuar më shumë rreth thirrjes së tij telefonike në 6 janar me Presidentin e atëhershëm Donald Trump, në të cilën thuhet se ai iu lut presidentit që t’u kërkonte mbështetësve të tij të tërhiqeshin nga sulmi ndaj Kapitolit.

“Ai nuk dëshiron të dëshmojë dhe nuk dëshiron që të tjerët të tregojnë se ai e sfidoi (zotin) Trump dhe u kundërshtua”, shpjegon analisti Ornstein. “Dhe pastaj shtrohet pyetja nëse (Kongresi) mund të kërkojë paraqitjen me detyrim të një anëtari të tij, duke përfshirë udhëheqësin e një partie”, shtoi Ornstein.

Pelosi emëroi një republikan të dytë, ligjvënësin Adam Kinzinger, si anëtar të komisionit të hënën. Ai dhe ligjvënësja Cheney ishin republikanët e vetëm që votuan me demokratët për krijimin e komisionit për hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol. McCarthy i quajti ata “Republikanë të Pelosit”./VOA

Next Post
Gërdeci/ GJKKO vendos sot për ‘fatin’ e Fatmir Mediun. Familja Durdaj-Gjykatës: Pranoni kërkesën e SPAK, lejoni gjykimin e ish-ministrit

Gërdeci/ GJKKO vendos sot për 'fatin' e Fatmir Mediun. Familja Durdaj-Gjykatës: Pranoni kërkesën e SPAK, lejoni gjykimin e ish-ministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In