• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thellohen hetimet ndaj Metës/ Nga bilancet në KQZ te llogaritë në banka, SPAK analizon shpenzimet e LSI ndër vite

by Java News
27/08/2022 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK nuk ka kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm kopje të formularit të dekriminalizimit të plotësuar nga Ilir Meta.

Në një shkresë të dytë,  Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar KQZ-së të detajuara bilancet financiare të LSI-së ndër vite.

Kjo kërkesë lidhet me hetimin e nisur nga SPAK ndaj Ilir Metës pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri.

Burimet e Gazetës Si thonë se bashkë me bilancet e pasqyrat financiare të LSI-së janë kërkuar edhe raportet e auditimit të kryera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndër vite për këto bilance.

Këto dokumente janë marrë nën dyshimet se LSI nuk ka deklaruar në KQZ-së shuma të konsiderueshme parash që janë shpenzuar në SHBA për lobim. Ilir Meta deklaron se gjithçka është transparente dhe e verifikueshme në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Por, në kallëzimin e dorëzuar nga Halit Valteri thuhet se LSI nuk ka deklaruar në KQZ një shumë prej rreth 200 mijë eurosh që është shpenzuar për lobim në Uashington në vitin 2016. Gjithashtu, në të njëjtin kallëzim ngrihen dyshime se Ilir Meta dhe LSI kanë përdorur një kompani guackë të regjistruar në Qipro për të kryer pagesa lobimi në SHBA në 2017-n. Sipas kallëzimit, shifra e paguar nga kompania “Dorelita Limited” shkon mbi 600 mijë euro.

Veç kësaj, SPAK u është drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë për informacion në lidhje me llogaritë e LSI-në në to. Informacioni kërkohet të paktën nga viti 2010 deri në vitin 2021. Prokuroria e Posaçme u kërkon bankave që t’i vendosin në dispozicion të dhëna të detajuara në lidhje me gjendjen e llogarive në periudha të caktuara kohore, transfertat e kryera dhe derdhjet e regjistruara si kontribute të anëtarësisë.

Nisur nga këto të dhëna, SPAK po heton Ilir Metën për korrupsion, ndërsa hetimi tjetër lidhet me falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Akuza e falsifikimit niset nga fakti që në gjendjen civile, ish-Presidenti Ilir Meta rezulton me mbiemrin ‘Metaj’, ndërsa dekretet presidenciale dhe dokumente të tjera që ka firmosur ndër vite si politikan e zyrtar janë me mbiemrin ‘Meta’.

Për këtë arsye, SPAK ka kërkuar fillimisht më 8 gusht nga gjendja civile certifikatën e Ilir Metës, ku rezulton, sipas një dokumenti të publikuar nga Monika Kryemadhi me mbiemrin ‘Metaj’. Kërkesa tjetër është dorëzuar në KQZ për formularin e dekriminalizimit për të krahasuar nëse mbiemri është i njëjtë si në këtë formular, ashtu edhe në certifikatën e gjendjes civile. Nëse emri nuk përputhet, atëherë ndaj Ilir Metës mund të ngrihet zyrtarisht akuza e falsifikimit të dokumenteve./m.j

Next Post
Kriza energjetike: Evropianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes

Kriza energjetike: Evropianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes

Comments 1

  1. Linda Rahma me 3 burra says:
    4 years ago

    Po Rama, Basha veliaj e te tjere …?! They are at the same boat.. clean hands & dirty money

    Reply

Leave a Reply to Linda Rahma me 3 burra Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In