• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton “pauzë taktike” në luftimet në disa pjesë të Gazës

by E S
27/07/2025 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli shpalli të dielën një “pauzë taktike” në luftime në disa pjesë të Gazës dhe tha se do ta lejonte OKB-në dhe agjencitë e ndihmës të hapnin rrugë tokësore të sigurta për ta trajtuar krizën e thelluar të urisë.

Ushtria gjithashtu tha se kishte filluar hedhjen nga ajri të ushqimit në territor dhe hodhi poshtë akuzat se po përdorte urinë si armë kundër civilëve palestinezë.

Në një deklaratë, ushtria tha se vendimet e saj i kishte koordinuar me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare për të “rritur shkallën e ndihmës humanitare që hyn në Rripin e Gazës”.

Nuk pati ndonjë reagim zyrtar të menjëhershëm nga OKB-ja ose organizatat jofitimprurëse që operojnë në Gazë, dhe burime humanitare që mbeten skeptike thanë se po prisnin të shihnin rezultatet në terren.

Pauza në luftime do të kufizohet në zona ku ushtria thotë se trupat izraelite aktualisht nuk po operojnë — Al-Mawasi, Deir el-Balah dhe qyteti i Gazës — dhe do të zgjasë çdo ditë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Por, deklarata izraelite shtoi se “rrugë të sigurta të caktuara” janë hapur në të gjithë Gazën për të mundësuar kalimin e sigurt të autokolonave të OKB-së dhe organizatave humanitare që shpërndajnë ushqim dhe ilaçe.

Ushtria izraelite tha se këto operacione, së bashku me fushatën e saj të vazhdueshme kundër grupeve të armatosura palestineze, duhet të hedhin poshtë “pretendimin e rremë për uri të qëllimshme në Rripin e Gazës”.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë ndaj Gazës më 2 mars, pasi dështuan bisedimet për armëpushim. Në fund të majit filloi të lejonte një sasi të vogël ndihmash të rifillonte, mes paralajmërimeve për një valë urie.

Para se Izraeli të njoftonte dërgimin nga ajri të shtatë paletave me ushqim, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin deklaruar se do të rifillonin hedhjet ajrore të ndihmave dhe Britania tha se do të punonte me partnerë përfshirë Jordaninë për t’i ndihmuar ato.

Vetëm të shtunën, agjencia palestineze e mbrojtjes civile tha se mbi 50 palestinezë të tjerë ishin vrarë nga sulmet dhe të shtënat izraelite, disa ndërsa prisnin pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave.

“Lusim Zotin dhe vëllezërit tanë arabë të punojnë më fort për të arritur një armëpushim para se të vdesim të gjithë,” tha banori i Gazës, Hossam Sobh, për AFP, duke shtuar se kishte pasur frikë për jetën e tij ndërsa merrte një thes me miell përballë një tanku izraelit.

Situata humanitare në territorin palestinez është përkeqësuar rëndë ditët e fundit, me mbi 100 OJQ që paralajmëruan këtë javë se “uria masive” po përhapej në Gazë.

Në Telegram, ushtria izraelite njoftoi se “kishte realizuar një hedhje nga ajri të ndihmës humanitare si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të lejuar dhe lehtësuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës”.

Zyrtarët humanitarë janë thellësisht skeptikë se hedhjet ajrore mund të sigurojnë mjaftueshëm ushqim në mënyrë të sigurt për të përballuar krizën në përshkallëzim të urisë me të cilën përballen mbi dy milionë banorë të Gazës.

Por, kryeministri britanik Keir Starmer mbështeti idenë, duke premtuar se do të punonte me Jordaninë për të rifilluar hedhjet ajrore. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se do t’i rifillonin hedhjet “menjëherë”.

Disa qeveri perëndimore dhe arabe kanë realizuar hedhje ajrore në Gaza në vitin 2024, kur dërgesat tokësore të ndihmave gjithashtu përballeshin me kufizime izraelite, por shumë në komunitetin humanitar i konsiderojnë ato joefektive.

Ushtria izraelite këmbëngul se nuk kufizon numrin e kamionëve që hyjnë në Gaza dhe pretendon se agjencitë e OKB-së dhe organizatat e ndihmës nuk po mbledhin ndihmat pasi ato hyjnë në territor.

Por, organizatat humanitare e akuzojnë ushtrinë për vendosjen e kufizimeve të tepruara, ndërsa kontrollon ngushtë qasjen rrugore brenda Gazës.

Një operacion tjetër ndihmash është duke u zhvilluar përmes Fondacionit Humanitar për Gazën, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Por, ky operacion është përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare pasi të shtëna nga ushtria izraelite vranë qindra palestinezë pranë pikave të shpërndarjes.

Kufizimet mediatike në Gaza dhe vështirësitë për të hyrë në shumë zona nënkuptojnë se AFP-ja nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur të dhënat dhe detajet e ofruara nga agjencia e mbrojtjes civile dhe palë të tjera.

Izraeli nisi fushatën e tij ushtarake në Gaza pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në tetor të vitit 2023, që rezultoi në vrasjen e 1.219 personave, shumica civilë, sipas një përllogaritjeje të AFP bazuar në të dhënat zyrtare.

Fushata izraelite ka vrarë 59.733 palestinezë, shumica civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. /rel

Next Post
Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman gjatë një jave

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 33 mjete lundruese nga Ksamili në Koman gjatë një jave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com