• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Publikohet planimetria e qendrës se emigrantëve në Shëngjin, “The Times”: Në projekt i përfshirë edhe Frontex

by A M
17/12/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Gjykata Kushtetuese pezulloi për momentin ratifikimin nga ana e parlamentit, deri në një vendim përfundimtar të marrëveshjes së nënshkruar me Italinë në 6 Nëntor nga dy kryeministrat Rama e Meloni, mediat britanike kanë publikuar planimetrinë e qendrës së pritjes në Shëngjin ku do të strehohen fillimisht emigrantët.

“The Times” shkruan se në këtë qendër do të jenë 4 godina akomodimi, të rrethuara nga një perimetër sigurie.

Gjithashtu do të ketë dhoma intervistimi për oficerët italianë të emigracionit, ku një zonë do jetë e dedikuar për agjencinë europiane të emigracionit Frontex, ç’ka sipas të përditshmes britanike “The Times”, provon se i përfshirë në këtë projekt është edhe Bashkimi Europian.

Protokolli dypalësh përcakton në nenin 3 dhe 4 të tij se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse në Shëngjin dhe ato akomoduese në Gjadër, që do të mbulohen tërësisht me shpenzimet e palës italiane.

Sipas marrëveshjes, Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor, si dhe largimin e migrantëve nga Shqipëria.

Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë dhe se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit dhe mbrojtjes.

Por teksa Kushtetutesja pritet ta thotë fjalën e fundit në 18 Janar të vitit të ardhshëm, pas atakimit që 30 deputetë të opozitës i bënë kësaj marrëveshjeje në gjykatë, Kryeministri Rama është shprehur se për marrëveshjen kanë punuar ekspertët më të mirë të të dyja qeverive dhe se ajo i ka kaluar të gjithë filtrat dhe është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

Marrëveshja ka marrë mbështetjen edhe të Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila disa ditë më parë bëri të ditur se “ky rast shërben si një shembull i të menduarit jashtë normave tradicionale, mbështetur në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta në përputhje me detyrimet e BE-së dhe të ligjit ndërkombëtar”.

Next Post
Zbardhen statistikat për Shqipërinë: Çdo vit tre mijë vdekje nga ajri i ndotur

Zbardhen statistikat për Shqipërinë: Çdo vit tre mijë vdekje nga ajri i ndotur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In