• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Times: Trazirat në Kosovë u nxitën nga Moska e Beogradi. Ja dy opsionet që Kurti të tërhiqet nga vendimi për kryetarët e 4 komunave

by Java News
05/06/2023 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse lufta në Ukrainë është një shqetësim për Perëndimin, shqetësues është kthyer edhe një konflikti tjetër kronik në zemër të Europës.

Ku konflikt rrezikon të rinisë duke sjellë dhunë dhe gjakderdhje.

Trazirat e përhapura në katër qytete me shumicë serbe të Kosovës veriore, të cilat shkaktuan dhjetëra trupa paqeruajtëse të NATO-s të plagosur, e kanë shtyrë aleancën të dërgojë rreth 700 trupa të tjera shtesë në rajon.

Kontigjenti shtesë do i shtohet 4 mijë trupave të cilët janë vendosur në Kosovë, në përpjekje për të parandaluar që shteti më i ri i Evropës të bjerë përsëri në konflikt.

NATO po përpiqet akoma më shumë që të parandalojë një krizë të mundshme, duke pasur parasysh se Beogradi i nxitur nga Moska ka ripërsëritur kërcënimet për Kosovën, të cilën ende e konsideron si pjesë të sajën historike.

 

 

Tensionet e shtuara në veri dhe sulmet ndaj trupave të KFOR, kanë ardhur si pasojë e vendimit të qeverisë së Kosovës për të mundësuar hyrjen në zyra të katër kryetarëve të komunave në veri, të zgjedhur në zgjedhje të cilat u bojkotuan nga si nga kandidatët serbë, ashtu edhe nga qytetarët e kësaj etnie.

Si rezultat, pjesëmarrja ishte 3.5 për qind. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, insistoi se ata duhet të marrin detyrën, duke argumentuar se përndryshe zgjedhjet do të bëheshin të pakuptimta.

Vendimi i tij mund të ketë qenë i saktë nga ana kushtetuese, por ishte padyshim një vendim i pamatur politikisht.

Ky është edhe përfundimi i nxjerrë nga SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s, të cilët u bënë pjesë e një lufte të shkurtër dhe të ashpër në vitin 1998 për të mbrojtur shqiptarët etnikë nga përpjekja brutale e Slobodan Millosheviçit, lideri serb që u akuzua më vonë për krime lufte, pasi u përpoq t’i dëbonte shqiptarët nga atdheu i tyre.

Forcat e NATO-s fituan, serbët u tërhoqën dhe Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë në shkurt 2008. Megjithatë, i lindur nga dhuna, shtetit të ri me vetëm 1.9 milionë banorë ende i mungon stabiliteti apo njohja e plotë ndërkombëtare. mes shteteve që nuk e njohin ende si një shtet të pavarur, është edhe Rusia, Kina, Spanja, Greqi, Rumania, Qiprio e Sllovakia.

NATO ka bërë çmos për të garantuar të drejtat e pakicave për 50.000 serbët që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë të pranojnë shkëputjen e Kosovës. Por çdo shpërthim i dhunës frenon përpjekjet diplomatike për të shtyrë Beogradin që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe forcon mospërputhjen e nacionalistëve serbë, duke përfshirë presidentin aktual, Aleksandar Vuçiç.

Kundërshtimi i tyre nxitet natyrshëm nga Rusia, e cila ka arsye të veçantë tani për dëshirën për të larguar vëmendjen e NATO-s nga mbështetja e saj për Ukrainën.

Vitin e kaluar pati trazira në veri të Kosovës lidhur me futjen e targave të reja të veturave, të lëshuara nga qeveria e Prishtinës për të zëvendësuar targat e vjetra të lëshuara në Beograd. Targat e reja janë parë nga shoferët serbë si njohje e shtetit të pavarur të Kosovës. Demonstratat u frenuan, por serbët e Kosovës ngritën ankesa të reja, duke thënë se “marrëveshja e normalizimit” e vitit 2013, e cila i lejonte ata të formonin një “bashkësi të komunave serbe” nuk ishte zbatuar. Prandaj ata bojkotuan zgjedhjet për kryetar bashkie në prill.

I tronditur nga dhuna e rizgjuar, Uashingtoni lëshoi një kritikë jashtëzakonisht të ashpër ndaj zotit Kurti për imponimin e kryetarëve shqiptarë. Kosova u hoq menjëherë nga pjesëmarrja në një stërvitje të përbashkët stërvitore ushtarake të NATO-s “Defender 2023”.

Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimet kundër korrupsionit, argumentoi, me të drejtë, se shumica e dhunës u nxit nga Beogradi dhe u krye nga banditët vendas. Por ai pranoi në një intervistë me The Times se kryebashkiakët e rinj ishin vetëm “gjysmë legjitimë”.

Ka dy mënyra se si ai tani mund të tërhiqet nga vendimi që soll tension. Ai mund të shpallë zgjedhje të parakohshme – edhe pse serbët ndoshta do t’i bojkotojnë edhe ato. Ose ai mund t’u kërkojë kryetarëve të komunave që të rikthehen dhe të emërojnë serbët si zëvendës të tyre për të kryer pjesën më të madhe të punës së përditshme. Serbia dhe Rusia do të përpiqen të pengojnë çdo zgjidhje. NATO duhet të vijojë rolin e saj vëzhgues në lidhje me një luftë të re të mundshme ballkanike.

Next Post
Horoskopi/ Meri Shehu parashikon një javë ‘të nxehtë’, cilën shenjë e vlerëson me 4 yje

Horoskopi/ Meri Shehu parashikon një javë 'të nxehtë', cilën shenjë e vlerëson me 4 yje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike

August 28, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Shtëpi për punonjësit e Administratës, Ibrahimaj: 267 shprehën interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Ndarja sipas institucioneve

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com