• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Sun” zbulon shifrat: Ja sa paguajnë shqiptarët për seks me gardianet në burgjet angleze

by A R
21/07/2024 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thënia e grupit Hellbanianz se “në burgjet angleze shqiptarëve u mungojnë vetëm prostitutat”, ky element i pasjes së marrëdhënieve seksuale në burgje është përmbushur.

Pas skandalit një muaj më parë kur një gardiane në burgun Wansworth të Londër, u filmua duke patur marrëdhënie seksuale me një të burgosur, është zbuluar një tjetër skandal, kësaj herë me protagonistë shqiptarët.

“The Sun on Sunday” shkruan se shqiptarët në burgjet angleze arrijnë të kenë marrëdhënie seksuale me gardianet, kundrejt një pagesë prej 2.000 stërlina.

Kjo është zbuluar nga një bisedë në Tik Tok e shqiptarit të dënuar me 32 vite burg për vrasje Eugert Meziraj, njohur gjerësisht një rrjetet sociale, me pseudonimin Babale. Në këtë bisedë në chatin Live të Merizajt në TikTok, një ish i burgosur shqiptarë ka shkruar se “ne shqiptarët nëpër burgje për 2.000 stërlina kemi patur marrëdhënie seksuale me gardianet”.

Eugert Merizaj më pas ka thënë se “nuk prek me dorë asnjë gardiane femër pasi nuk ka ndërmend të marrë 12 vite tjera burg për këtë”.

“Një ditë më parë erdhi një gardiane femër në qeli e me tha zgjohu e shko merr mëngjesin ndërsa një tjetër kontrolloi qelinë”, citohet në The Sun on Sunday të ketë thënë shqiptari me origjinë nga Malllakasta, i cili është dënuar për organizimin e vrasjes të një ish snajperisti kurd, kthyer në rivalin e i tij i drogës në Angli.

Momentalisht, në burgjet angleze janë 1,273 të burgosur shqiptarë të cilët përbëjnë numrin më të lartë të burgosurve në huaj në Angli dhe Uells. Top Channel ka siguruar të dhënat më të fundit për transferimin e të burgosurve nga Anglia në burgjet shqiptare. Kanë aplikuar për këtë skemë deri në 21 Korrik 2024, 66 të dënuar shqiptarë me dënime mbi 4 vjet. Njëzet prej tyre janë tërhequr nga kërkesa transferimit. Për 42 të tjerë ka nisur procesi në gjykatat shqiptare të njohjes së vendimit marrë nga gjykatat britanike.

Kjo pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes nënshkruar në Londër vitin e shkuar nga ministri drejtësisë Ulsi Manja i cili vizitoi edhe të dënuarit shqiptarë në një burg të Londrës për ti shpjeguar skemën e transferimit. Deri më tani janë transferuar nga Anglia, katër shqiptarë mes tyre baronët e drogës Erald Mema dhe Klodian Capja.

/a.r

Next Post
Masakra në Memaliaj, gjenden tre armë me silenciatorë, pamje nga vendi ku autorët dogjën makinën

Masakra në Memaliaj, gjenden tre armë me silenciatorë, pamje nga vendi ku autorët dogjën makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

August 7, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

August 7, 2026
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

August 7, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

August 7, 2026
Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

August 7, 2026
Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com