• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘The Sun’: Riviera shqiptare, destinacioni që iu duhet pushuesve

by A R
07/02/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjiozja britanike “The Sun” sugjeron pushimet në rivierën shqiptare këtë verë. Fluturimet janë më të shpejta se ishujt Kanarie në Spanjë dhe mjaftojnë vetëm tre orë për të arritur në Vlorë ose Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar.

Rritja e popullaritetit të rivierës shqiptare reflektohet edhe në rezervimet e kryera. Sipas agjencisë britanike të udhëtimeve Skyscanner rezervimet në vendin tonë nga shtetasit britanikë janë rritur me 96 për qind krahasuar me vitin  2019, dhe ky trend  pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Hapësirat akomoduese janë mjaft të lira, por edhe hotelet me 5 yje kanë çmime mjaft të favorshme. Ndërsa shumica e plazheve janë në pronësi private, shumica e shezlloneve dhe çadrave kushtojnë vetëm disa Euro për tërë ditën. Ndër plazhet që spikat gazeta janë ato të Vlorës, Dhërmiut dhe Ksamilit.

The Sun thekson se aktualisht nuk ka kufizime për Covid-in dhe britanikët mund të qëndrojnë në rivierën shqiptare pa vizë deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Sipas Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 120,000 britanikë vizitojnë Shqipërinë çdo vit ndërsa pritet që numri i tyre të rritet kjo dhe falë vëmendjes që po i japin shumë media të huaja bukurive të vendit tonë.

/a.r

Next Post
FOTO/ Po shkonte në punë me makinë, aksidentohet për vdekje 39-vjeçari shqiptar në Itali

FOTO/ Po shkonte në punë me makinë, aksidentohet për vdekje 39-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com