• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Soviet Story” në teatrin “Metropol”, filmi dokumentar trajton krimet e Stalinit e Hitlerit

by Java News
22/12/2023 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“The Soviet Story”,një film dokumentar që përmbledh fakte rrëqethëse mbi komunizmin, u prezantua sot për publikun në teatrin “Metropol”.

Krimet e Stalinit dhe Hitlerit, kampet, varret masive, terrori i strukturuar dhe e gjithë makineria e dhunës në Bashkimin Sovjetik, u shpërfaqën me të gjithë drithërimën e luftës që nuk e kursen njeriun.

Shfaqja e këtij dokumentari nga Instituti i studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit u bë me rastin e përvjetorit jubilar të gjenocidit të Holodomorit, në Ukrainë.

“Vdekja nga uria është një krim që kalon përtej logjikës njerëzore. Një kanibalizëm që populli i Ukrainës e ka përjetuar në vitet 1932-1933, kur rreth 7 milionë njerëz u shfarosën nga regjimi totalitar komunist. Ky gjenocid i tmerrshëm duhet të njihet nga të gjitha vendet. Ndërkohë ne ende jemi në luftë, prandaj kujtesa është e rëndësishme”, ka thënë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Duke diskutuar mbi efektet e krimeve të komunizmit në Europën Lindore, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka theksoi rëndësinë për ndërhyrje në kurrikulat shkollore.

“2 ligje për dekomunistizimin që na vendosin përballë përgjegjësisë për të kujtuar, kanë dy vite që flenë në sirtaret e parlamentit. Ne duhet ta themi hapur, 50 vite ky popull ka përjetuar një ndër tragjeditë më të mëdha. Në emër të paqes duhet të kujtojmë luftën”, tha Açka.

Filmi dokumentar “The Soviet Story” trajton gjithashtu ngritjen e Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet midis tij dhe Gjermanisë para dhe pas vitit 1941, gjenocidin e Holodomorit, masakrën e Katinit, paktin Molotov – Ribentrop, transferimet e detyruara me dhunë të popullsisë drejt Siberisë dhe eksperimentet e shumta të kryera me njerëzit në Gulag.

/f.s

Next Post
Vjedhje në biznese dhe në një banesë, arrestohen tre të rinjtë në Fier

Fier/ Shpërndante kokainë në qytet, arrestohet 30 vjeçari. I sekuestrohen shuma parash që dyshohet se i kishte përfituar nga...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In