Filmi i ri i Leonardo DiCaprios “The Revenant” ishte fituesi kryesor i ceremonisë së çmimeve BAFTA të dielën, duke triumfuar për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Leonardo DiCaprio ishte fituesi i aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro Inarritu i regjisorit më të mirë. Në total, “The Revenant” triumfoi në pesë kategori në ceremoninë që u mbajt në Londër. Çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Brie Larson për rolin në filmin “Room”.
Aktori më i mirë në rolin dytësor:
Mark Rylance “Bridge of Spies”
Aktorja më e mirë në rolin dytësor:
Kate Winslet “Steve Jobs”
Skenari më i mirë origjinal:
“Spotlight”
Skenari më i mirë i përshtatur:
“The Big Short”