• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Return“ me Vanessa Redgraven për shpresën e kosovarëve

by Aalison Pearse Stevens
30/04/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumentari hapet me pamje të Kosovës tre muaj pas çlirimit. Pasojnë imazhet e shtëpive të djegura, familjarëve që varrosin të afërmit e tyre e të tjerë që festojnë lirinë, shkruan  Koha Ditore.Pamje të tilla që përcillen me hyrjen e KFOR-it shpalosen në minutat e para të dokumentarit “The Return” (“Kthimi”). Jo rastësisht ka marrë këtë emër. Bazohet në festivalin ndërkombëtar të muzikës dhe të teatrit me po të njëjtin emër të cilin aktorja e njohur botërore Vanessa Redgrave, do ta organizonte në shtator të vitit 1999 në Prishtinë.

“The Return” e kthen kohën 17 vjet prapa, pikërisht në të njëjtin vend ku u mbajt festivali: në Sallën e Kuqe. Në 60 minuta Adam Soch – filmbërës amerikan me preardhje rumune, i cili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me yje të mëdhenj të filmit, në mesin e të cilëve edhe Leonardo DiCaprio, Martin Sheen, Jessica Lange, Tommy Lee Jones, Jane Fonda dhe shumë të tjerë – ka dokumentuar prapaskenat e përgatitjeve, takimet e Redgrave me njerëzit e Kosovës, si dhe sekuenca nga koncertet.

Ajo kishte ftuar këngëtarë e artistë të huaj, me qëllimin që t’ia kthejë buzëqeshjen popullit, i cili sapo kishte mbyllur një faqe të hidhur të historisë. Philip Glass, Paticia Kaas, Lulu, bendi “Big Country”, valltaret e kompanisë “Martha Graham”, ylli italian i muzikës rock, Andrea Mignardi, Bruce Cockburn dhe kori i minatorëve nga Cape Breton “Men of the Deeps”, ishin vetëm disa nga pjesëmarrësit në koncertin me të cilin Redgrave u rikthye në Kosovë, gati një vit pasi kosovarët do t’i vizitonte në kampe refugjatësh në Maqedoni.

vanesa2

 

 

 

 

 

 

 

“The Return” i Sochut u dha premierë të mërkurën në kuadër të edicionit të tetë të “PriFilm Fest” i cili po mbahet në Prishtinë (b.an).

Next Post

Arjan Çani përplas Albano Bogdon dhe Jul Dedën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com