• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“The Indenpendent”: Restoranti shqiptar gatuan mish ariu, po shiten ilegalisht shqiponja, dhelpra e majmunë

by Java News
17/06/2020 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu, të vrarë ilegalisht si pjesë e një tregëtie të paligjshme të jetës së egër që është jashtë kontrollit në këtë vend”, ka shkruar media britanike “The Indenpendent” .

Studiuesit kanë shprehur se është hera e parë që kanë parë e dëgjuar që mishi i ariut të gatuhet në Europë dhe se mishi i papërpunuar i këtyre kafshëve mund të çojë në shpërthimin e epidemive siç është edhe koronavirusi.

Sipas një hetimi, arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në tregje të njohura online në Shqipëri dhe kjo ka ngritur frikë për mbijetesën e disa prej këtyre specieve të rrezikuara.

Një grup bamirësie për mbrjtjen e kafshëve “Four Paws” ka publikuar dy faqe kryesore të internetit në Shqipëri që reklamojnë shitjen e e këtyre kafshëve.

Në shumë nga fotografitë tregohen dhelpra, bufë e ujqër, me gojë të mbyllur ose të lidhur me zinxhirë. Është një biznes fitimprurës, një majmun i vogël kapuçin u ofrua për 750 € (675 £), dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secila.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët për t’i mbajtur në shtëpi apo si simbole statusi, janë shprehur përfaqësuesit e këtij grupi bamirësie.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë nga më të kërkuarat për blerësit dhe shpesh i sheh të balsamosura në vende publike.

Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre të mbyllur në kafaz dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri, pa uljes së numrit të kafshëve të egra në vend. Shkelësit dënohen me burg sipas ligjit i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është ende i dobët.

Majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre, sipas studiuesëve.

“Në thuajse të gjitha fotot e reklamave shihet mizori ndaj kafshëve, dhelpra me gojë të mbyllura ose të vendosura në kuti plastike, këlyshë ariu të lidhur me zinxhirë apo më këmbë të lidhura”, tha Barbara van Genne, e grupit të bamirësisë.

Një restorant në qytetin e Drilon reklamon mishin e aritur në menunë e tij në “Facebook” ku shton së është i zonës dhe sipas stinës.

Një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: “Nuk është alarmante vetëm fakti se mishi i ariut po shitet, po gatuhet dhe po konsumohet, por edhe fakti se ata paskan dhe një sezon gjuetie për arrinjtë.

Në Shqipër nuk ka asnjë sezon për gjuetinë e kafshëve të egra në Shqipëri, kjo është e ndaluar me ligj”.

Mishi i arriut mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, shfaqjen e  parazitëtve, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha se Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

Zëdhënësia për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri shprehet:  “Kjo organizatë ka qenë aktive në Shqipëri që nga 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të mysafirëve.

Ky zbulim i ri dhe i çuditshëm është një tregues i mëtejshëm se tregtia e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit.”

Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhyje shpejt, disa kafshë të egra vendase do të mbeten vetëm në histori.

Në vitet 1990, në Shqipëri kishte rreth 200 shqiponja, por sot numri është përgjysmuar.

g.kosovari

Next Post
Koronavirus “prek” grupin Babastars, menaxheri i njohur: Ja si u infketova, gjendja ime është e…

Koronavirus "prek" grupin Babastars, menaxheri i njohur: Ja si u infketova, gjendja ime është e...

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Te hidhet ne gjyq gazeta The indipendet,per genjeshtra e turpshme be Praga te sezonit veror.Ku ka majmune ne Shqiperi! Mezi gjenden ne kopshtin zoologjik.Turp per gazeten genjeshtare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In