• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

The Guardian: Pse Vladimir Putin e ka humbur tashmë këtë luftë?

by
03/03/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Yuval Noah Harari

Pas gati një javë luftë, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Vladimir Putin po shkon drejt një disfate historike. Ai mund t’i fitojë të gjitha betejat në Ukrainë, por prapë në fund do ta humbasë luftën.

Ëndrra e Putinit për rindërtimin e perandorisë ruse, ka mbështetur gjithnjë gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë një popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Kharkivit dhe Lvivit e dëshirojnë shumë sundimin e Moskës.

Kjo është tërësisht gënjeshtër. Ukraina është një komb me më shumë se 1 mijë vjet histori, dhe Kievi ishte tashmë një metropol i madh kur Moska nuk ishte ende as një fshat. Por despoti rus e ka thënë kaq shumë gënjeshtrën e tij, sa që duket sikur e beson edhe vetë.

 

 

Kur po planifikonte pushtimin e Ukrainës, Putin mund të mbështetej tek shumë fakte të njohura. Ai e dinte se Rusia është ushtarakisht shumë superiore ndaj Ukrainës.

Ai e dinte se NATO nuk do të dërgonte trupa për ta ndihmuar Ukrainën. Ai e dinte se varësia evropiane nga nafta dhe gazi rus, do t’i bënte vendet si Gjermania të nguronin të vendosnin sanksione të ashpra. Bazuar në këto fakte të njohura, plani i tij ishte të godiste fort dhe shpejt Ukrainën, të rrëzonte qeverinë e saj, të vendoste në Kiev një regjim kukull, dhe të shmangte  sanksionet e Perëndimit.

Por në këtë plan kishte një të panjohur të madhe. Siç e mësuan amerikanët në Irak dhe sovjetikët në Afganistan, është shumë më e lehtë ta pushtosh një vend sesa ta mbash atë nën kontrollin tënd. Putini e dinte se e kishte fuqinë për ta pushtuar Ukrainën. Por a do ta pranonte populli ukrainas regjimin kukull të Moskës?

Putin vuri bast se po.Tek e fundit, siç ia shpjegoi vazhdimisht kujtdo që donte ta dëgjonte, Ukraina nuk është një shtet i vërtetë, dhe ukrainasit nuk janë një popull i vërtetë. Në vitin 2014, banorët në Krime nuk i rezistuan pushtuesve rusë. E pse duhet të ndodhte ndryshe në vitin 2022?

Por çdo ditë që kalon, po e bën gjithnjë e më të qartë se plani i Putinit po dështon. Populli ukrainas po reziston me gjithë zemër, duke fituar admirimin e gjithë botës, dhe duke fituar luftën. Sigurisht përpara i presin shumë ditë të zeza. Rusët mund ta pushtojnë ende të gjithë Ukrainën.

Por që të fitojnë luftën, rusët duhet ta mbajnë nën kontroll Ukrainën, dhe këtë mund ta bëjnë vetëm nëse i lejon populli ukrainas. Kjo duket gjithnjë e më e pamundur të ndodhë.

Çdo tank rus i shkatërruar dhe çdo ushtar rus i vrarë, e rrit guximin e ukrainasve për të rezistuar.

Dhe çdo ukrainas i vrarë e thellon urrejtjen e ukrainasve ndaj pushtuesve rusë. Urrejtja është emocioni më i shëmtuar. Por për kombet e shtypura, urrejtja është një thesar i fshehur. E strehuar thellë në zemër, ajo mund të garantojë rezistencën për breza të tërë.

Për ta rikrijuar perandorinë ruse, Putinit i duhet një fitore relativisht pa gjak, e cila do të çonte në një pushtim që pritet relativisht pa urrejtje nga vendasit. Duke derdhur gjithnjë e më shumë gjak ukrainas, Putin po bën që ëndrra e tij të mos realizohet kurrë.

Në certifikatën e “vdekjes” së perandorisë ruse nuk do të shkruhet emri i i Mikhail Gorbaçov por ai i Vladimir Putin. Gorbaçovi i lejoi rusët dhe ukrainasit të ndiheshin si vëllezër e motra; Putin i ka kthyer në armiq, dhe ka bërë që tani e tutje kombi ukrainas ta shohë veten si një armik të Rusisë.

Tek e fundit, kombet janë ndërtuar mbi historinë e tyre. Çdo ditë që kalon,e zgjeron historinë heroike, të cilën ukrainasit do ta tregojnë jo vetëm në ditët e errëta që do të vijnë, por edhe në dekadat dhe brezat që do të vijnë.

Presidenti ukrainas që refuzoi të largohej nga kryeqyteti, duke i thënë SHBA-së se ka nevojë për municione dhe armë dhe jo për një shëtitje; ushtarët nga Ishulli i Gjarpërinjve që i thanë “Shko në Djall!” një luftanije ruse; civilët që u përpoqën të ndalonin tanket ruse duke u dalë para në rrugë.

Këto janë gjërat që ndërtojnë kombet. Në planin afatgjatë, këto histori kanë më shumë peshë sesa tanket. Despoti rus duhet ta dijë këtë gjë, ashtu si çdokush tjetër. Ai është rritur me rrëfimet mbi mizoritë e ushtrisë gjermane dhe trimërinë e forcave ruse gjatë rrethimit të Leningradit.

Tani ai është duke prodhuar histori të ngjashme, por duke e pozicionuar veten në rolin e Hitlerit. Historitë e trimërisë së ukrainasve, u japin vendosmëri jo vetëm atyre, por gjithë botës. Ata u japin kurajo qeverive evropiane, administratës amerikane, madje edhe qytetarëve të shtypur të Rusisë.

Nëse ukrainasit guxojnë të ndalojnë një tank me duar në xhep, qeveria gjermane guxon t’i furnizojë ata me raketa antitank, qeveria amerikane guxon ta përjashtojë Rusinë nga sistemin SWIFT,edhe qytetarët rusë mund të guxojnë të shfaqin kundërshtimin e tyre ndaj kësaj lufte të pakuptimtë.

Të gjithë ne mund të frymëzohemi të guxojmë të bëjmë diçka, qoftë ky një donacion, të mirëpresim refugjatët apo të ndihmojmë në luftën informative që zhvillohet në internet. Lufta në Ukrainë do të ndikojë në të ardhmen e të gjithë botës.

Nëse tirania dhe agresioni do të lejohen të triumfojnë, pasoja do t’i vuajmë që të gjithë.

Nuk ka kuptim që të mbetemi vetëm spektatorë. Ka ardhur koha të ngrihemi dhe veprojmë. Fatkeqësisht, kjo luftë ka të ngjarë të jetë e gjatë. Duke marrë forma të ndryshme, ajo mund të vazhdojë me vite.

Por çështja më e rëndësishme tashmë është vendosur. Ditët e fundit i kanë treguar të gjithë botës se Ukraina është një shtet i vërtetë, se ukrainasit janë një popull i vërtetë, dhe se ata nuk duan të jetojnë nën një perandori të re ruse. Çështja kryesore e mbetur ende e hapur, është se sa kohë do të duhet që ky mesazh të depërtojë në muret e trasha të Kremlinit.

Shënim: Yuval Noah Harari, është një historian me famë botërore. Libri i tij më i suksesshëm titullohet “Sapiens:Një histori e shkurtër e njerëzimit”. / “The Guardian” – Bota.al

/b.h

Next Post
Ukrainasi që la Francën dhe u kthye në Kiev për të luftuar kundër Rusisë: S’mund të rrija brenda 4 mureve dhe të shihja kur qyteti bombardohej

Ukrainasi që la Francën dhe u kthye në Kiev për të luftuar kundër Rusisë: S’mund të rrija brenda 4 mureve dhe të shihja kur qyteti bombardohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

August 18, 2026
Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

August 18, 2026
Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

August 18, 2026
“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

August 18, 2026
Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com