• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

The Guardian: Protestat kundër mbylljes mund ta kenë përhapur koronavirusin

by A R
18/05/2020 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat për vendndodhjen e telefonave celularë sugjerojnë se demonstruesit në protestat kundër bllokimit, disa prej të cilave kanë qenë të lidhura me rastet COVID-19, shpesh kanë udhëtuar me qindra kilometra nga njëra ngjarje në tjetrën, duke u kthyer sërish në shtetet e tyre dhe madje duke shkuar edhe në shtetet fqinje.Të dhënat e raportuara për “The Guardian” nga grupi i fushatës progresive të Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetësor, ngrenë dyshimet se protestat do të luajnë rol në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në zonat që deri më tani kanë përjetuar relativisht pak infeksione.

Të dhënat anonime për vendndodhjet u kapën nga aplikacionet e telefonave celularë dhe studiuesit e të dhënave në kompaninë “DengMap” i përdorën ato për të përcaktuar lëvizjet e pajisjeve të pranishme në protestat në fund të prillit dhe në fillim të majit, në pesë shtete, Miçigan, Uiskonsin, Ilinois, Kolorado dhe Florida. Më pas ata krijuan vizualizime që gjurmuan lëvizjet e këtyre celularëve deri në 48 orë pas përfundimit të protestave. Vizualizimet tregonin vetëm lëvizje brenda shteteve, për shkak të pyetjeve që bëjnë analistët në krijimin e tyre. Por, shkencëtari i të dhënave Jeremy Fair, nënkryetar ekzekutiv i “VotoMap”, thotë se shumë prej pajisjeve që shihen të arrijnë kufijtë shtetërorë shihet se vazhdojnë nëpër to në të dhënat themelore të papërpunuara.Një vizualizim tregon se në Lansing, Miçigan, pas një proteste të 30 prillit, ku protestuesit e armatosur sulmuan ndërtesën e Kapitolit dhe policia e shtetit u detyrua të bllokojë fizikisht guvernatorin Gretchen Whitmer, pajisjet të cilat kishin qenë të pranishme në vendin e protestës mund të shiheshin duke u kthyer në të gjitha zonat e shtetit, nga Detroit dhe në qytete të largëta në veri të shtetit.

Një pajisje e vizualizuar për këto dhëna, “udhëtoi” për/dhe nga Aftoni, që është mbi 250 kilometra larg nga kryeqyteti. Të tjerët, mbërritën apo kaluan edhe kufirin e Indianës.Në 48 orët pas një proteste të “Operation Gridlock” të 19 prillit në Denver, pajisjet arritën në kufijtë e shteteve fqinje duke përfshirë Uioming, Nebraska, Oklahoma, Nju Meksiko dhe Utah.Në Florida, më 18 prill, pajisjet u kthyen në të gjitha pjesët e gadishullit dhe deri në kufirin e Xhorxhias. Në Uiskonsin, më 24 prill, pajisjet u kthyen në qytete më të vogla si Grin Bei, Uausau dhe në kufijtë e Minesotës dhe Ilinois.Pas valës fillestare të protestave kundër kufizimeve, zhvilluar në prill, epidemiologët paralajmëruan se ato mund të çonin në një rritje të re të rasteve.Në Karolinën e Veriut në fund të prillit, një nga udhëheqëset e protestave kundër bllokimit të shtetit rezultoi pozitiv për COVID-19, por tha se do të merrte pjesë edhe në protestat e ardhshme.

“Megjithëse është e vështirë të krijosh një lidhje të drejtë midis pajisjeve, individëve në këto protesta dhe rasteve, të dhënat sugjerojnë që protestat mund të jenë ngjarje të rëndësishme epidemiologjike”, tha Rob Davidson, drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Sigurimit Shëndetsor.”Sjellja që ne po shohim te protestat mbart një rrezik të lartë infeksioni. Ne mund të shohim që protestuesit po marrin pjesë në ngjarje shumë të përqendruara dhe pastaj shpërndahen gjerësisht”, shtoi ai.Davidson, i cili ka kandiduar për në Kongres si demokratë, tha se as ai dhe as grupi i tij i avokatisë nuk ishin aktualisht të lidhur me Partinë Demokratike amerikane.Grupi është i përbërë nga më shumë se 300 mjekë, të cilët shqetësohen se “kujdesi shëndetësor për pacientët e tyre është bërë i papërballueshëm”.Në një sërë videosh dhe temash të ndara gjerësisht në Twitter, Davidson ka kritikuar presidentin Trump, dhe është përpjekur të shpërndajë atë që ai e quan “mosbesimi te shëndeti publik”, që “Donald Trump ka nxitur me veprimet e tij”./Lexo.al. https://www.theguardian.com/us-news/2020/may/18/lockdown-protests-spread-coronavirus-cellphone-data

Next Post
Mbyllet protesta kundër Teatrit, Budina: Mblidhemi sërish të mërkurën në 17:30

Mbyllet protesta kundër Teatrit, Budina: Mblidhemi sërish të mërkurën në 17:30

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In