Gazeta britanike ‘The Guardian’ ka publikuar një listë me 5 pavijonet më të mira këtë vit në Venecia. Krahas Rusisë, Japonisë, SHBA-ve, dhe Australisë ka habitur fakti që përmendet edhe pavijoni shqiptar.
“Një balenë e keqkuptuar si nëndetëse, një mal mitik dhe një aeroplan ushtarak amerikan që ra në tokë më 1956. Piloti i habitur që u desh të kërkojë falje, vetë aeroplani i instaluar në majën e një kështjelle mesjetare në vendlindjen e Enver Hoxhës janë vetëm disa nga elementet e thurura në tragjikomedinë e shkëlqyer të Armando Lulajsë e shfaqur në skulpturë, video, dhe filmim origjinal”, shkruan The Guardian për veprën.