• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pas dorëheqjes votohen dy ministrat e rinj në qeverinë e Maqedonisë

by
13/05/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Maqedonisë votoi sot dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Nikola Gruevskit.

Ministri i ri i Brendshmë, Mitko Çavkov dhe ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajllovski morën 71 vota, ku prej tyre votuan edhe deputetët e BDI-së.

Në seancën e  votimit ishin të pranishëm 12 deputetë të kësaj partie dhe gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMN-së. Sakaq katër deputetë të pavarur votuan kundër.

Nga ana tjetër deputetët e PDSH-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit. Votimi erdhi pas fjalimit të kryeministrit Nikola Gruevski i cili arsyetoi vendimin e tij dhe dorëheqjet e dy ministrave. Votimi i ministrave të rinj erdhi pas dorëheqjeve të ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit, Mile Janakievski, dhe kjo e lidhur me aferën e përgjimeve dhe pas presioneve ndërkombëtare.

185996

 

185997

Ja dy ministrat e rinj në qeverinë e Maqedonisë

Në Parlamentin e Maqedonisë sot pritet që rreth orës 13.00 të nisë seanca për zgjedhjen e dy ministrave të rinj, pas dorëheqjes së ministres së deritanishme të brendshme, Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.

Kryeministri  Nikolla Gruevski, ka dorëzuar dje në Kuvend propozimin për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj në Qeveri.

Si ministër i ri i Punëve të Brendshme propozohet Mitko Çavkov, ndërsa për ministër të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski,.

Çavkov është drejtor aktual në Zyrën për Siguri Publike, ndërsa Misajlovski është drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.

Nga ana tjetër, BDI nuk do të ndryshojë asnjërin nga ministrat e saj, edhe pse disa media duke u thirrur në burime partiake mbrëmë paralajmëruan një gjë të tillë.

Next Post

Selena Gomez rikthehet transparente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com