• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

The Guardian, hedh akuza të rënda: SHBA-të dhe Britania “flijuan” Srebrenicën

by
06/07/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulumtimi i ri tregon se Britania e Madhe dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës e dinin gjashtë javë më herët për masakrën e Srebrenicës, por “e flijuan” atë, shkruan “The Guardian”.

Në tekstin e titulluar “Si Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ta lënë Srebrenicën në dorë të fatit”, thuhet se “sot ekziston një masë e provave se rënia e Srebrenicës ishte pjesë e politikës së tri fuqive të mëdha, Britanisë, Francës dhe SHBA-ve, dhe udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara në kërkim të paqes me çdo çmim, paqe në kurriz të Srebrenicës”.

Në artikull jepet një kronologji e ngjarjeve që lidhen me Srebrenicën dhe deklaratat e akterëve që janë në favor të faktit se krimi në Srebrenicë pritej.

Autorët shkruajnë se në prill të vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së paraqiti një raport në të cilën paralajmëronte për një masakër të mundshme në qoftë se forcat serbe hyjnë në Srebrenicë .

Autorët e tekstit në “The Guardian” shpjegojnë se si fuqitë e mëdha kanë pasur për qëllim për të shfuqizuar ekzistimin e enklavave, se ishin në dijeni se do të ndodhte spastrimi etnik i Srebrenicë, por edhe se anëtarët e UNPROFOR-it do t’i lënë civilët e pambrojtur dhe do të refuzojnë për t’i ndihmuar ata .
“Sipas njoftimeve amerikane të cilat janë klasifikuar si sekrete, detajet e krimit erdhën deri te shërbimet e inteligjencës perëndimore shumë para se të fillojë 13 korriku dhe operativët e CIA-s e kanë shikuar pothuajse ‘live’ transmetimin në një vend në Vjenë”, shkruan The Guardian .

Në artikull përshkruhen edhe takimet e zyrtarëve perëndimorë me përfaqësuesit e myslimanëve, por edhe me Sllobodan Millosheviqin, Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin.

“Asnjë politikan, diplomat apo ushtarak i lartë nuk e pa të nevojshme të japë dorëheqjen për shkak të tradhtisë së Srebrenicës . Do të jetë interesante për të dëgjuar ndonjë kërkim falje në javën e ardhshme (në përkujtimin në Potoçari ) nga Britania, Amerika dhe Franca”, thuhet në shkrim.

Next Post

Kosova përmbush një tjetër kriter për liberalizimin e vizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com