• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

The Economist: Zinxhiri global ushqimor po sprovohet

by The Economist
31/05/2020 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse jetoni në një vend të pasur dhe doni një shembull të tregtisë dhe bashkëpunimit global, mjafton t’i hidhni një sy pjatës suaj të darkës. Kur në Perëndim nisi izolimi dy muaj më parë, shumë njerëz u frikësuan se nuk do të kishin ushqime të mjaftueshme si bukë, gjalpë dhe fasule dhe filluan të blinin me shumicë për të pasur rezerva. Sot, falë kamionëve të shpërndarjes që mbushin raftet e supermarketeve, ju mund të hani sa të doni, shkruan The Economist.

Kjo mrekulli kapitaliste nuk pasqyron një plan monolit, por një zinxhir global furnizimi prej 8 trilionë dollarësh që po përshtatet me një realitet të ri, ku me miliona firma po marrin vendime spontane, nga ndërrimi i furnizuesve të orizit në Azi, e deri te rimodelimi i frigoriferëve.

Sistemi nuk është aspak i përsosur: teksa të ardhurat bien, më shumë njerëz mbeten të uritur. Ekzistojnë rreziqe të ndryshme, që nga mungesa e punës, deri te të korrat e këqija. Dhe është ironik fakti që industria po përballet me një krizë që ndoshta ka nisur me shitjen e mishit të pangolinës në një treg në Wuhan. Por rrjeti ushqimor tani po kalon një provë të rëndë.

Është thelbësore që, gjatë dhe pas pandemisë, qeveritë të mos bien pre e një fushate të gabuar për t’u mbështetur te vetja.

Zinxhirët e furnizimit të drejtuar nga një iPhone, ose një komponent automjeti që përshkon lumin Rio Grande, janë çudira të koordinimit modern. Por ylli i pashuar i logjistikës së shekullit XXI është sistemi global i ushqimit. Duke e çuar prodhimin nga fusha te piruni, ky sistem përbën 10% të PBB-së botërore dhe punëson rreth 1.5 miliardë njerëz. Furnizimi global ushqimor është trefishuar që nga viti 1970, pasi popullsia është dyfishuar në 7.7 miliardë njerëz.

Në të njëjtën kohë, numri i njerëzve që vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqimit ka rënë nga 36% në 11%, dhe një shinik misri ose mish viçi kushton më pak sot se 50 vjet më parë, në terma realë. Eksportet e ushqimit janë gjashtëfishuar gjatë 30 viteve të fundit; katër të pestat e njerëzve jetojnë pjesërisht me ushqimet e prodhuara në një vend tjetër.

Kjo ndodh pavarësisht qeverive, jo falë tyre. Megjithëse roli i qeverive ka rënë, ato ende rregullojnë ndonjëherë çmimet dhe kontrollojnë shpërndarjen. Tarifat bujqësore të Bashkimit Europian janë katër herë më të larta se ato të importeve jobujqësore. Rreth një duzinë eksportuesish të mëdhenj, përfshirë Amerikën, Indinë, Rusinë dhe Vietnamin, kanë peshën kryesore në prodhime si gruri dhe orizi. Gjysmë duzinë kompanish tregtare, si Cargill nga Minesota dhe COFCO nga Pekini, shpërndajnë ushqime në të gjithë botën.

Rreziqet dhe përshtatja

Përqendrimi dhe ndërhyrja e qeverisë, së bashku me trazirat e klimës dhe bursës së tregut të mallrave, tregojnë se sistemi është i rregulluar në imtësi dhe një dështim mund të ketë pasoja shkatërruese. Në vitet 2007-2008, të korrat e këqija dhe kostot e larta të energjisë, shkaktuan rritjen e çmimeve të ushqimeve. Si rezultat, qeveritë i zuri paniku për mungesa ushqimore dhe ndalën eksportet, duke shkaktuar edhe më tepër ankth dhe rritje çmimesh. Rezultati ishte një valë trazirash dhe shqetësimesh në botën në zhvillim. Ishte kriza më e keqe ushqimore që nga vitet 1970, kur çmimet e larta të plehrave kimike dhe moti i keq në Amerikë, Kanada dhe Rusi, çuan në rënien e prodhimit të ushqimit.

Pavarësisht goditjes së rëndë, çdo shtresë e sistemit është përshtatur. Furnizimi i drithërave është i qëndrueshëm, me ndihmën e të korrave të fundit dhe stoqeve të larta. Kompanitë shpërndarëse dhe portet vazhdojnë të qarkullojnë ushqim në sasi të mëdha. Ndalimi i ngrënies brenda restoranteve ka pasur pasoja dramatike për disa kompani. Shitjet e McDonald’s kanë rënë me rreth 70% në Europë. Shitësit e mëdhenj me pakicë kanë pakësuar degët e tyre dhe kanë rimodeluar shpërndarjen.

Kapaciteti elektronik i tregtisë ushqimore në Amazon është rritur me 60%; Walmart ka punësuar 150,000 persona. Shumica e qeverive kanë mësuar nga kriza e viteve 2007-2008 dhe kanë shmangur proteksionizmin. Për sa u përket kalorive, vetëm 5% e eksporteve të ushqimit përballen me kufizime, në krahasim me 19% në ato vite. Deri tani, çmimet kanë rënë.

Por, prova nuk ka mbaruar ende

Ndërsa industria është globalizuar, ajo është bërë më e përqendruar, duke krijuar ngushtime. Në disa thertore amerikane mishi, përhapja e COVID-19 ka ulur furnizimet me mish derri me një të katërtën — dhe ka rritur licencat e gjuetisë së gjelave të egër në Indiana me 28%. Amerika dhe Europa do të kenë nevojë për mbi 1 milion punëtorë emigrantë nga Meksika, Afrika e Veriut dhe Europa Lindore për të nxjerrë të korrat.

Dhe ndërsa ekonomia tkurret dhe të ardhurat bien, numri i njerëzve që përballen me mungesa ushqimore mund të rritet – nga 1.7% e popullsisë së botës në 3.4%, përfshirë disa vende të pasura. Kjo reflekton mungesë parash, jo ushqimi, por nëse njerëzit vuajnë nga uria, qeveritë sigurisht që do të marrin masa të jashtëzakonshme.

Rreziku i tanishëm është që rritja e varfërisë ose pengesat në prodhim do të shkaktojnë panik te politikanët, duke depozituar rezerva ushqimore dhe duke kufizuar eksportet. Ashtu si në vitet 2007-2008, kjo mund të shkaktojë një kundërpërgjigje që do t’i përkeqësonte gjërat.

Qeveritë duhet të qëndrojnë të patundura dhe ta mbajnë sistemin e ushqimit të hapur për biznes. Kjo do të thotë të lejohet prodhimi përtej kufijve, të ofrohen viza dhe kontrolle shëndetësore për punëtorët emigrantë dhe të ndihmohen të varfrit duke u dhënë para, jo duke ruajtur rezerva. Gjithashtu duhet parandaluar përqendrimi i mëtejshëm i industrisë, i cili mund të rritet, nëse kompanitë e dobëta të ushqimit falimentojnë ose blihen nga ato më të mëdha. Dhe sistemi duhet bërë më transparent, i gjurmueshëm dhe i përgjegjshëm, për shembull, me certifikimin dhe standardet cilësore – në mënyrë që të jenë sa më të pakta shanset e transmetimit të sëmundjeve nga kafshët te njeriu.

Të konsiderosh ushqimin si çështje e sigurisë kombëtare është diçka e mençur; por ta shtrish këtë ide në vetëmjaftueshmëri dhe ndërhyrje të hapur, nuk është aspak një mendim i mirë. Që në vitin e kaluar, ushqimi u bë pjesë e një lufte tregtare. Amerika kërkoi të menaxhojë eksportet e sojës dhe të vendosë tarifa për djathin. Presidenti Donald Trump i ka caktuar thertoret e mishit si një pjesë kritike e infrastrukturës së Amerikës. Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Europa të ndërtojë “autonominë e saj strategjike” në bujqësi. Megjithatë, autarkia e ushqimit është një mashtrim. Ndërvarësia dhe diversiteti na bëjnë më të sigurt.

Krijimi i një recete të re

Puna e nevojshme për të reformuar sistemin e furnizimit ushqimor nuk ka mbaruar ende. Në 30 vitet e ardhshme, furnizimi duhet të rritet me rreth 50% për të përmbushur nevojat e një popullsie më të pasur dhe në rritje, edhe pse në të njëjtën kohë, gjurmët e karbonit të sistemit duhet të paktën të përgjysmohen. Është i nevojshëm një revolucion i ri i produktivitetit, që përfshin gjithçka, nga serat e teknologjisë së lartë pranë qyteteve, deri te robotët që mbledhin fruta.

Kjo do të kërkojë të gjithë shkathtësinë dhe zotësinë e mundshme nga ana e tregjeve, dhe shuma të mëdha të kapitalit privat. Këtë mbrëmje, kur të merrni shkopinjtë ose thikën dhe pirunin për të ngrënë, mendoni për ata që janë të uritur, por edhe për sistemin që ushqen botën. Ai duhet të lihet i lirë të kryejë punën e vet, jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe pas saj.

Next Post
FOTOT/ Nuk respektohen masat e Covid-19: Shqiptarët mësyjnë lokalet e natës

FOTOT/ Nuk respektohen masat e Covid-19: Shqiptarët mësyjnë lokalet e natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com