• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

by Java News
16/01/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjioze The Economist, në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit.

Raporti, i prodhuar nga Quantum Productions, është publikuar nga The Economist dhe gjatë javës së ardhshme do të bëjë xhiron e botës, duke mundësuar promovimin e gjerë të Shqipërisë. Kjo javë përkon edhe me zhvillimin e punimeve të Forumit Ekonomik Botërore të Davos në datat 20-23 janar, ku “The Ecnomist” zë një vend të rëndësishëm në mediat e pranishme.

Artikulli përshkruan disa nga zhvillimet kryesore të ndodhura në Shqipëri që nga shtatori 2013 kur qeveria e re mori detyrën, duke vendosur një theks të vecantë tek reformat gjithëpërfshirëse dhe mundësitë që Shqipëria ofron në sektorë të ndryshëm.

“Në krye të qeverisë, njëkohësisht shtysa më e rëndësishme për reformat, është Kryeministri Edi Rama, i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin” – shkruan artikulli.

“Shqipëria ka pritur shumë vite për këto reforma dhe ne po i bëjmë ato të mundura. Ka qenë një punë e vështirë por e domosdoshme dhe ne jemi të inkuruajuar nga mbështetja qe kemi marrë – citohet Kryeministri Rama.

Artikulli nënvizon tre reforma të rëndësishme që kanë dhënë rezultate pozitive sic janë reforma për rikthimin e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, reforma në energji dhe ajo administrative-territoriale.

“Në Kabinetin e z. Rama, një nga Ministrat e orientuar drejt reformave është Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj i cili ka këmbëngulur tek lehtësimi i procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, përkrah reformës për garantimin e stabilitetit makroekonomik, pjesë e së cilës ishte vendosja e sistemit progresiv të taksimit dhe marrja e masave ambicioze për përmirësimin e transparencës” – shkruan artikulli.

“ Në 2014, mbledhja e taksave u përmirësua në mënyrë të ndjeshme duke arritur një nivel rekord” – thotë Ministri Ahmetaj. “Në paketën e fundit fiskale ne zeruam taksën e biznesit të vogël, një hap që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për mbi 83,000 mijë biznese të kësaj kategorie, ndërsa ulëm në 5% tatim fitimin për bizneset me xhiro nga 50,000 – 80,000 dollarë në vit” – citohet Ministri.

Artikulli shkruan për reformën në energji dhe paketat e mbështetjes sektoriale të prezantuara në manifakturë dhe bujqësi.

“Me një ekonomi tregu në zhvillim, nivel të ulët të taksave dhe fuqinë punëtore të re, të edukuar dhe konkurruese (mosha mesatare është 32 vjec), Shqipëria përfaqson një atraksion për investime. Krahas ndërmarrjes së reformave strukturore gjithëpërfshirëse, qeverisa shqiptare është e vendosur të krijojë kushte të favorshme për investitorët në energjinë e rinovueshme, turizëm, agrobiznes, infrastrukturë dhe shërbime”- thuhet për klimën e investimeve në vend.

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më popullore turistike në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk duhet të përbëjë një surprizë. Shqipëria është një thesar I fshehur ku mund të gjesh site arkeologjike të harruara, peizazhe spekatokale të maleve të lartë dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse që shkrin detin Adriatik me atë Jonian.

Shqipëria ka disa qytete që janë pjesë e pasurisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, katër stinë për sportet e aventurës, vlera kulturore dhe histirike unike, të cilat janë mbajtur secret nga pjesa tjetër e botës për shumë kohë. Shqipëria është vetëm një ore larg kryeqyteteve të mëqdha në Europë dhe ka akses pa viza për të gjithë qytetarët eurpianë dhe mbajtësit e vizave Shengen.

“Qëllimi ynë tani është ta kthejmë Shqipërinë në një nga destinacionet më tërheqëse në Mesdhe” – thotë Ministri Ahmetaj.

Artikulli shkruan gjtihashtu për incentivat që ofron ligji I ri për turizmin, për tërheqjen e investimeve në industrinë e turizmit me qëllim modernizimin e sektorit.

“Të sjellim investitorë cilësorë është prioriteti ynë. Ne këmi nevojë ta ngrejmë sektorin e turizmit në një nivel tjetër, sa I përkëet mikpritjes dhe cilësisë së shërbimit, në një nivel të denjë për buykuritë që ofron vendi ynë. Shqipëria është Europa e pazbuluar që lë gjurmë të gjata tek gjithkush e viziton atë” – përfundon Ministri.

Pjesë e artikullit janë gjithahstu intervista të zhvilluara me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministra të Kabinetit qeveritar.

Next Post

Dy turq arrestohen për kontrabandën e pikturës së Van Dyke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In