• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Economist: Shqipëria do të arrijë të vaksinojë 60-70% të popullsisë deri në fund të…

by Java News
04/02/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria pritet të vaksinojë 60-70% të popullsisë së rritur deri në fund të vitit 2022, sipas përllogaritjeve që bëri “Njësia e Inteligjentes e The Economist” (shih hartën në fund).

Shumica e vendeve edhe ato të zhvilluara pritet ta krijojnë imunitetin e tufës në fund të këtij viti. Economist Inteligjence Unit (EIU) e bëri përllogaritjen duke marrë në konsideratë kriteret që përfshijnë marrëveshjet e furnizimit, kufizimet në prodhim, madhësinë e popullsisë dhe disponueshmërinë e punonjësve të kujdesit shëndetësor etj.

Vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore pritet të krijojnë imunitetin e tufës gjatë këtij viti (ngjyra më e errët e hartës), së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër ku përfshihet Kanadaja, Rusia dhe vendet e Amerikës latine, Zelanda e Re, Australia dhe Afrika e Jugut pritet të krijojnë imunitetin e tufës përgjatë mesit të 2022.

Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria si dhe një pjesë e vendeve të Azisë qendrore dhe Afrikës dhe Amerikës Latine do të përfundojnë vaksinimin në fund të vitit 2022. Në fund, përgjatë vitit 2023 do të përfundojë procesi i vaksinimit për vendet e Afrikës, disa vendeve të Azisë dhe Amerikës Latinë.

Me datën 22 janar, Pfizer raportoi si kishte nënshkruar me nismën Covax marrëveshjen e furnizimit për 40 milionë doza që do të shpërndahen në 92 vende në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria me 2021.

“Dozat e para pritet të dorëzohen në tremujorin e parë të vitit 2021, në varësi të negociatave dhe ekzekutimit të marrëveshjeve të furnizimit nën strukturën e Facilitetit COVAX me një çmim jo fitimprurës” njoftoi zyrtarisht, Pfizer.

Aktualisht janë duke u zhvilluar 50 vaksina për të luftuar Covid -19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por vetëm 12 kanë kaluar fazën e tretë dhe përfundimtare të testimit në njerëz po jo të gjitha janë miratuar nga autoritet BE dhe SHBA për përdorim.

Në fillim të vitit 2021, tre vaksina, nga Pfizer (SH.B.A.) -BioNTech (Gjermani), Moderna (Sh.B.A) dhe AstraZeneca-Universiteti Oxford (MB), nisën të shpërndahen në vendet e zhvilluara. Ndërkohë, vaksinat kineze dhe ruse po shpërndahen si brenda vendit ashtu edhe në vendet në zhvillim si Egjipti, përmes marrëveshjeve dypalëshe diplomatike. Kjo do sjellë të ashtuquajturën diplomaci vaksinash, me Rusinë dhe Kinën që përpiqen të forcojnë statusin e tyre global përmes shpërndarjes së vaksinave, raporton EIU.

Më në fund, disa vende të tjera me të ardhura të mesme dhe vendet më të ardhura të ulëta do të mbështeten në COVAX, një iniciativë e udhëhequr nga OBSH që synon të sigurojë 6 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. 2 miliardë dozat e para do të jepen në 2021, kryesisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor (doza COVAX do të mbulojë vetëm deri në 20% të popullsisë së secilit vend). Sidoqoftë, furnizimet e COVAX mund të jenë të ngadalta, veçanërisht nëse vonesat në prodhimin dhe shpërndarjen në vendet më të pasura shtyjnë datat e dorëzimit për vendet e varfra. Në këto vende në zhvillim, mbulimi i masiv i vaksinimit nuk do të arrihet para vitit 2023, apo mund të mos ndodhë ndonjëherë, sipas EIU.

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë prodhuese të vaksinës, Pfizer, për 500 mijë doza, por që pritet të vijnë në vend nga vjeshta e këtij viti. Numri i të vaksinuarve deri tani është minimal, kryesisht tek personeli shëndetësor. Më mirë në rajon po ecën Serbia, që deri tani ka vaksinuar gati 500 mijë persona. Përveçse me kompanitë prodhuese Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për marrjen e vaksinave nga këto dy shtete./Monitor

g.kosovari

Next Post
Digjet gjatë natës makina e punonjësit të hipotekës në Vlorë/ Detajet e para të policisë

Digjet gjatë natës makina e punonjësit të hipotekës në Vlorë/ Detajet e para të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In