• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Economist: Duhet të mësojmë shumë nga Marksi

by A R
16/05/2017 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rregull i pashkruar i fushatave në Britani thotë se kurrë nuk duhet të përmendni mendimtarë të mëdhenj. Por, më 7 maj, laburisti John McDonnell e theu këtë rregull duke përmendur jo vetëm një mendimtar të madh, por pikërisht Karl Marksin. “Unë mendoj se ka shumë për të mësuar duke lexuar ‘Kapitalin’”, tha ai. Të nesërmen, ishte kreu i labursitëve Jeremy Corbyn që e përshkroi Marksin si “një ekonomist të shkëlqyer”.

Këto deklarata shkaktuan ilaritet tek e djathta. Daily Telegraph  i quajti McDonnell dhe Corbyn si “Vëllezërit Marksistë”. Daily Mail  u kujtoi lexuesve të saj historitë gjakatare të komunizmit. David Gauke, një ministër konservator, alarmoi opinionin publik duke thënë se “Lidershipi marksist i Labursitëve po përgatit Britaninë drejt një eksperimenti majtist.”

Por gjithsesi, McDonnell ka të drejtë. Ka shumë gjëra që mund të mësohen nga filozofia e Marksit. Madje, shumë nga ato që Marksi ka thënë, duken aktuale ditët e sotme. Thelbi i argumentit të Marksit ishte se kapitalistët nuk e krijojnë vetë pasurinë e tyre, por përdorin persona të tjerë, të cilët punojnë për paga të ulëta dhe krijojnë gjithë mirëqenien e kapitalistit. Por Marksi nuk merrte në konsideratë dhuntinë e sipërmarrësit për të krijuar diçka nga hiçi. Ai gjithashtu nuk njihte rolin e menaxherit në përmirësimin e produktivitetit dhe nuk i referohej konceptit të riskut.

Por, të dhënat britanike konfirmojnë se në vitin 1980, pronarët e 100 kompanive më të mëdha fitonin 25 herë më shumë se një punëtor mesatar. Në vitin 2016, ata fitonin 130 herë më shumë. Pagat e tyre të larta shndërrohen më pas në pensione të majme, sigurime private për shëndetin dhe shpenzime të tjera marramendëse.

Marksi parashikoi se kapitalizmi do të përqendrohej më shumë me kalimin e kohës. Numri i kompanive që kontrollojnë tregun do të rritej së bashku me fitimet e tyre.

Përqendrimi është një ndër konceptet më të përdorura sot në studimet ekonomike. Google zotëron 85% të trafikut të internetit në Britani, duke vërtetuar atë që filozofi gjerman tha. Gjithashtu Marksi pati të drejtë kur tha se kapitalizmi do të mbetej peng i financës, e cila do të ishte shumë e prirur ndaj krizave.

Një ndër parashikimet më të famshme të Marksit ishte se kapitalizmi do të prodhonte pashmangshmërisht varfëri më të madhe për të varfrit dhe rritje pasurie për të pasurit. Pas krizës së vitit 2008, të shumtë ishin ekonomistët që i hodhën sytë nga Karl Marksi. Ende në shumë vende paga minimale është poshtë parashikimeve që u bënë në vitin 2008.

Problemi me Marksin nuk është se analiza e tij nuk qëndron, por se zgjidhjet që ai propozoi ishin më të këqija se sa vetë sëmundjet që kërkonte të luftonte. Ndërsa problemi me laburistët si Corbyn dhe McDonnell nuk është se mësojnë nga Marksi, por se nuk kanë mësuar asgjë nga qindra vjet histori. McDonnell nuk është vetëm fans i Marksit, por edhe i Leninit dhe Trotskit. Corbyn nga ana tjetër e ka quajtur Fidel Kastron si kampionin e drejtësisë sociale. Sipas zërave brenda radhëve të partisë, në “manifestin” e Labursitëve parashikohet shtetëzimi i shumë kompanive dhe rritja e të ardhurave kolektive.

Por do të ishte gabim për Koservatorët që të injoronin mësimet mbi përmirësimin e vetes. Siç thoshte Trotsky, “Ndoshta nuk mund të jeni të interesuar për dialektikën, por dialektika është e interesuar për ju.” Kriza financiare tregoi se sistemi ekonomik është shumë i brishtë dhe Brexit tregoi se miliona njerëz janë të pakënaqur me këtë status quo.

Avantazhi i sistemit britanik ka qenë se gjithmonë është gjendur në gadishmëri për t’i paraprirë krizave dhe problemeve sociale. Kjo do të thotë se ndryshe nga sa propozojnë Konservatorët në Britani, çmimi energjisë është një pikë delikate që nuk mund të kalohet me një vendim të thjeshtë. Gjithashtu duhet penguar krijimi i monopoleve tregtarë. Ligjet antitrust në Britani duhet të ndryshohen konform kohës ku jetojmë, ku dija dhe informacioni janë avantazhet më të mëdha. Edhe kufiri ndarës mes politikës dhe biznesit duhet të bëhet më i qartë. Mënyra më e mirë për të mos u bërë viktima të Marksit, është që ai të merret seriozisht. (Erjon Uka / Tiranapost.al)

Next Post
Ja ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni

Ja ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga hipertensioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

September 22, 2026
GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

September 22, 2026
Sa banorë ka Tirana?

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, shkak emigrimi dhe diferenca e jetëgjatësisë!

September 22, 2026
Aksident në Lezhë, përplasen dy motorra, përfundon te Trauma një prej drejtuesve

EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga motori

September 22, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Shefja e painformuar e shërbimit Informativ…

September 22, 2026
Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

Tronditet klubi shkodran, pranë zyrtarizimit ‘divorci’ mes Vllaznisë dhe teknikut Martini!

September 22, 2026
Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

Zjarri pranë parkut të Apolonisë, ministri Gonxhja: Asnjë monument i dëmtuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit! Hetim shkakut

September 22, 2026
Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

Programi i Punësimit, ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

September 22, 2026
Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

Ministrja Ibrahimaj takim me zyrtarë të AKU-t dhe prodhuesit ushqimorë: Fokusi te etiketimi dhe siguria ushqimore për qytetarët

September 22, 2026
Protesta e 115-të në bulevard, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë!

Protesta e 115-të në bulevard, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com