• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

The Economist ‘dekonspiron’ planin Thaçi-Vuçiç

by A R
30/08/2018 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjioze britanike, The Economist, ka dekonspiruar planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre. Sipas saj, plani i vërtetë i tyre mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në këmbim të një autonomie për serbët brenda Kosovës.

“Fundi i luftërave jugosllave, 20 vjet më parë, ka lënë qindra mijëra njerëz në shtete të cilat ata nuk i konsiderojnë të tyret. E vështirë, thanë paqebërësit: rishikimi i kufijve vetëm do të çonte në më shumë luftë. Si rezultat, nja 120.000 serbëve mbeten në Kosovën me shumicë shqiptare; nja 60.000 shqiptarë jetojnë në Luginën e Preshevës, në Serbi”, shkruan The Economist.

“Udhëheqësit vendës prej kohësh pëlqejnë idenë e një shkëmbimi, por deri së voni Bashkimi Evropian dhe Amerika e kanë hedhur poshtë atë. Kjo ka ndryshuar. Federica Mogherini thuhet se dëshiron një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia para përfundimit të mandatit të saj si përfaqësuese e lartë për punë të jashtme e BE’së, vitin e ardhshëm – dhe një këmbim territoresh mund të jetë një mënyrë për ta arritur këtë”, vazhdon shkrimi i revistës prestigjioze.

“Amerika më nuk e kundërshton idenë, sipas një deklarate të dhënë nga John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, më 24 gusht. Ndoshta kjo po ndodh falë entuziazmit trumpian për arritjen e marrëveshjeve, dhe për nacionalizmin”, thuhet më tej në këtë shkrim, transmeton Gazeta Express.

“Zyrtarët serbë dhe kosovarë po ashtu janë të vendosur t’i përshpejtojnë gjërat para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në majin e ardhshëm, sepse ato mund të sjellin një Komision më populist, anti-zgjerim”, vlerëson The Economist.

“Që më shumë se një muaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, po japin deklarata të paqarta për një marrëveshje të mundshme. Këmbimi i paraparë është ai i veriut të Kosovës, të banuar nga serbët, për Luginën e Preshevës në Serbi, por banorët janë të përçarë rreth asaj nëse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ose do të ndodhë”, shkruan revista.

“Shumë analistë besojnë se Thaçi dhe Vuçiq në fakt nuk kanë synim ndryshimin e kufijve, por po përgatiten për një marrëveshje në formën e një autonomie për serbët brenda Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Ndonëse që të dyja palët do ta urrejnë këtë marrëveshje, të paktën udhëheqësit e tyre do të mund të thonë se e kanë ruajtur territorin e tyre të çmueshëm”, vazhdon shkrimi i The Economist.

“Por, nëse kufijtë këtu ridefinohen përnjëmend, çfarë do të ndodhë me ato të Maqedonisë, pak kilometra përtej, ku një çerek i popullsisë përbëhet nga shqiptarët? Dhe çfarë do të ndodhë me ato të Bosnjës, ku Millorad Dodik, udhëheqës i serbëve të atjeshëm, që dëshiron pavarësinë nga Bosnja, thotë – duke përdorur gjuhë qëllimisht të paqartë – se serbët e rajonit duhet të nënvizojnë çfarë është e tyre, dhe çfarë është e fqinjve të tyre? I pyetur për rrezikun e një konflikti, Shaip Kamberi, kryetari shqiptar i Bujanovcit, në Luginën e Preshevës, thotë: ‘Ne jemi ne ata që po e hapim Kutinë e Pandorës. Ne jemi vetë kutia!’, përfundon revista shkrimin e saj.

/b.d

Next Post
“Sfida ime me turistët e shëndetit dhe drejtësia e korruptuar shqiptare”

"Sfida ime me turistët e shëndetit dhe drejtësia e korruptuar shqiptare"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com