• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

THATESIRA/ Korrik- shtator, blihen 80 mln € energji në tregun e importit

by Java News
31/08/2017 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e një thatësire të tejzgjatur ka krijuar probleme jo të vogla për sistemin hidroenergjetik shqiptar. Për periudhën korrik-shtator operatorët e sistemit kanë blerë gati 80 milionë euro energji nga importi. Nëse thatësira vijon, qeveria do të detyrohet të prekë për herë të parë pas disa vitesh fondin e saj të rezervës, i cili u rrit me ndryshimet e fundit të buxhetit, pikërisht për të përballuar krizën energjetike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), edhe pse ka kryer pesë raunde negocimi me tregtuesit, nuk ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë që kërkonte të blinte në import për muajin shtator.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, kompania  arriti të blejë 271.6 milionë kilovatorë, ose 94% të totalit të kërkuar. Kjo sasi i ka kushtuar OSHEE në total rreth 20 milionë euro. Çmimet sa vjen e rriten, duke kapur edhe pikun e 80 eurove për një megavatorë.

Megjithatë, OSHEE deklaroi se pjesën e mbetur do t’ia furnizojë KESH, e cila, nga ana e saj, gjithashtu ka blerë energji jashtë në kushtet e një prodhimi minimal. Prurja e ujit në Liqenin e Fierzës ka arritur në pikën më të ulët të mesatares vjetore në 40 vitet e fundit. Korporata Elektroenergjitike po përpiqet të ruajë kuotën 268 metra, pasi, nëse thatësira vijon, kaskada e Drinit rrezikon të shkojë në pikën kritike.

Edhe për muajin tetor kompanitë KESH dhe OSHEE parashikojnë ta blejnë energjinë jashtë, pasi, edhe nëse ka përmirësim të prurjeve hidrike në kaskadë, basenit i duhet minimalisht një muaj që të arrijë nivelin e mëparshëm.

Korporata do të përdorë fondin e caktuar nga Banka Botërore, ndërsa kompania e shpërndarjes do të përpiqet të mos prekë garancinë që u dha nga qeveria qendrore me aktin normativ të buxhetit. Ndërkohë, kjo e fundit deklaron që ka mjete të nevojshme financiare për të përballuar situatën e jashtëzakonshme të krijuar, por ai që e pëson në këtë mes është plani i investimeve, i cili bllokohet për të kaluar fondet në blerje energjie.

ma.me

Next Post
(FOTOT) SHBA/ Përmbytjet në Hjuston, shqiptari hero që po ndihmon vullnetarisht familjet amerikane

(FOTOT) SHBA/ Përmbytjet në Hjuston, shqiptari hero që po ndihmon vullnetarisht familjet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In