• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Thatësira, BB ndez dritën e gjelbër për kredinë 23 mln euro për import të energjisë

by Java News
22/08/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi. Menjëherë pas autorizimit, KESH hapi zyrtarisht tenderin, duke i bërë thirrje kompanive private të paraqesin ofertat.

Sipas kërkesës zyrtare, Korporata kërkon të blejë 126 milionë kilovatorë energji për periudhën nga 1 deri më 30 shtator. Kjo përbën vetëm një pjesë të importit, që nevojitet për të plotësuar konsumin total. Sipas burimeve nga Operatori i Shpërndarjes, edhe për muajin tetor nevojitet një sasi importi thuajse e barabarte më atë që u ble në gusht, pra rreth 400 mijë megavat.

Rrjedhimisht, pjesa tjetër do të blihet nga vetë OSHEE.
Pra, në shtator nuk do të jetë vetem Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që do të sigurojë furnizimin me energji të vendit nga jashtë. Stafeta këtë herë duket se i ka kaluar Korporatës Elektroenergjitë Shqiptare, e cila ka çelur procedurat për shprehje interesi nga palët që duan të marrin pjesë. Kredia e Bankës Botërore prej kohësh ishte në negocim për t’u përdorur në rast të një situate problematike hidrike në vend, por sasia e kredisë nuk do të përdoret e gjitha menjëherë.

Kompanitë e interesuara duhet që të ofertojnë pranë KESH dhe ofertat e tyre duhet të jenë të vlefshme deri në datë 28 gusht ndërkohë që lëvrimi do të bëhet në 1-30 shtator.

Në dy muajt e fundit, korrik dhe gusht, Shqipëria ka importuar mbi 50 milionë euro energji elektrike për të përballuar rënien e prodhimit vendas, si pasojë e thatësirës. Deri tani, e gjithë fatura është përballuar nga vetë fondet e OSHEE-së.

Në vitin 2014, kur nisi programi i rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, qeveria nënshkroi një kredi rreth 150 milionë dollarë me Bankën Botërore për të financuar reformën. Pjesë e paketës ishte edhe një kredi rreth 23 milionë eurosh për të blerë energji, në rast situate të jashtëzakonshme, nëse, për shkak të rënies së prodhimit vendas, KESH nuk do të përmbushte dot detyrimin për furnizmin e OSHEE-së në masën e caktuar nga Enti Rregullator.

Nga rezultatet e tenderëve të fundit, shifra e importeve është rrumbullakosur për korrikun në 22 milionë euro dhe për gushtin në 30 milionë euro. Nëse çmimet do të rezultojnë të larta kredia e Bankës Botërore mund të jetë e pamjaftueshme. Në çdo rast, gjasat janë që edhe OSHEE vetë të tenderojë një pjesë energjie në ditët në vijim, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse KESH do të vijojë të përpunojë vetëm prurjet e lumit Drin, sikurse po ndodh deri tani, apo do ta ndalë prodhimin për të krijuar rezervë hidrike, duke shfrytëzuar vetëm importin.

Të dhënat e pak ditëve më parë tregonin se Fierza kishte zbritur në nivelin e 268.13 metrave, ndërkohë që kishim një përmirësim të prurjeve në 50 metra kub/sekondë.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve krijuan një situatë problematike në sektorin e energjisë, duke detyruar qeverinë të bënte dy lëvizje të befta në vetëm dy muaj.

Fillimisht ishte një vendim për përdorimin e kredisë së Bankës Botërore për blerje energjie, që u kthye në një “luftë” brenda kabinetit mes teknikëve dhe politikëve, por që, në fund, edhe pas miratimit, nuk mori bekimin e shpejtë të Bankës.

Së dyti, vetëm pak ditë më pare, qeveria do të ndryshonte buxhetin, duke rritur kufirin e huamarrjes për energjinë me 3 miliardë lekë, si një lëvizje për të garantuar furnizim, në kushtet kur operatorët e sektorit kanë financa të rrudhura nga kreditë dhe importet e mëparshme.

ma.me

Next Post
Liria e Medias si alibia e radhës kundër reformës në drejtësi

Rrjeti i familjarëve të gjyqtarëve e prokurorëve në zyrat e shtetit, pikat kyçe që kanë kapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In