Turistët mbetën pa fjalë kur një grup trafikantësh droge, pa iu dridhur qerpiku, ndaluan në mes të plazhit të populluar për të shkarkuar thasët me kanabis nga një motoskaf e për t’i futur te një kamion që i priste në rërë.
Dëshimitarët që u afruan i dëgjuan trafikantët t’u thonë se do të vrasin këdo që do të guxonte të njoftonte policinë.
Këmbimi kriminal zgjati për 3 minuta, në plazhin pranë kompleksit turistik Estepona, në Spanjë.
Pasi mbushën makinën, trafikantët u larguan nga plazhi të pashqetësuar. Incidenti tronditës u filmua nga plazhistët.
Policia spanjolle ka thënë se ka nisur hetimet, por deri tani nuk kanë kapur asnjë të dyshuar. /l.m