• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Thanza, një histori e zakonshme (pa)drejtësie shqiptare!

by S M
10/07/2018 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka qenë anëtar i të gjitha forumeve më të larta të drejtësisë shqiptare. Ka pasur një karrierë që do ta kishte pasur zili çdo student që mbaron studimet për magjistraturë dhe i drejtohet detyrës së vështirë të të bërit drejtësi. Megjithatë, 27 vjet pasi Admir Thanza ka nisur ngjitjen e pandalshme që do ta bënte anëtar të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe firmosës të disa prej proceseve më të bujshme gjyqësore të periudhës së tranzicionit shqiptar, mësojmë se kemi pasur në krye të piramidës së drejtësisë shqiptare një person që sot akuzohet se është dënuar për vjedhje në Itali, por edhe që ka fshehur pasurinë e që ka pasur kontakte me persona të krimit të organizuar.

Admir Thanza nuk ka qenë një “yll” i sistemit. Vështirë ta ketë dëgjuar dikush të flasë publikisht, apo të ekspozohet me emër dhe mbiemër. Ka qenë një ndër qindra gjyqtarët e prokurorët që i gjen sot të rreshtuar në dyert e Vetingut, në pritje për të marrë një çertifikatë pastërtire, e cila qysh sot, pas imazheve të përlotura të Thanzës, është më e frikshme dhe misterioze për ata që kanë aplikuar e që presin verdiktin e vilës në rrugën e Kavajës.

Sipas burimeve zyrtare të KPK, figura e Thanzës është gjykuar në të treja drejtimet që prek procedura e Vetingut: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Ndoshta është vërtet ky rasti në fjalë, por duhet thënë se deri tani Vetingu është marrë më së shumti me shqyrtimin e kriterit pasuror të gjyqtarëve e prokurorëve. Pasi, që t’i hysh vendimeve të dyshimta e të diskutueshme që ata kanë marrë gjatë karrierës së tyre është një punë titanike dhe praktikisht e pamundur.

Paradigma e këtij gjyqtari të diplomuar në vitin 1992, e që përbën në mënyrën më emblematike, absurdin e dallgës së prurjeve të reja në sistemin tonë të drejtësisë pas rënies së komunizmit, na tregon sesa e rrejshme dhe hipokrite ka qenë reforma e 27 viteve më parë, për të hequr togën e zezë nga supet e drejtësisë komuniste. Karriera e Thanzës, një jurist që ka qëndruar larg prozhektorëve të medias dhe vëmendjes së publikut, e megjithatë ka qenë në mënyrë konstante në majën e piramidës së drejtësisë tonë, është metafora më therëse e e korruptimit e kalbjes së thellë që ka mbajtur peng drejtësinë tonë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit. Në 27 vite zëvendësuam prokurorët e gjyqtarët që dënonin me vdekje djemtë e rinj që shkelnin brezin kufitar në përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, me një aradhë juristësh hileqarë, parellinj, të përdorur e të politizuar. Të cilët i bënë gropën të gjitha iluzioneve të pastra të një populli për të hapur një kapitull të ri të shtetit të së drejtës që gjykon me kutin e ligjit e jo me ryshfetin nën tryezë.

Admir Thanza deklaroi se kishte marrë mbi vete një vdedhje të nipit të tij në Itali. Pra ai pretendon se nuk e ka kryer krimin në vendin fqinj, për të cilin rezulton formalisht i dënuar. Nuk ka pse të mos e besojmë në parim këtë pohim të tij, i cili megjithatë nuk e shpëton dot nga pjesa tjetër e akuzës për të cilën ai po gjykohet nga paneli i Vetingut. Shtëpitë, mishmashi i fitimeve financiare dhe kontaktet e pretenduara me persona të inkriminuar mjaftojnë për të qenë rrethana skualifikuese dhe të renda, për karrierën e një njeriu që është ulur në të gjitha postet më të larta që ofron sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Përfshirë gjykatën e Lartë, Kushtetuesen dhe KLD. E pastaj habitemi pse Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk pranon të dënojë prej muajsh e vitesh asnjë gjyqtar të akuzuar për ryshfete e lirim kriminelësh nga qelitë e burgjeve…

Next Post
Pranga avokatit e policit, merrnin deri në 2 mijë euro si ‘sekserë’ të gjyqtarëve e prokurorëve

Pranga avokatit e policit, merrnin deri në 2 mijë euro si 'sekserë' të gjyqtarëve e prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In