Vizita dyditëshe e presidentit të Kosovës në Bruksel, Hashim Thaçi, nuk ka shkuar sipas pritjeve, as të BE-së e as të tij, shkruan Koha Ditore.
Në momentin e fundit, sipas burimeve nga BE-ja, është anuluar takimi që Thaçi është dashur ta ketë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Gjatë ditës nuk ka pasur sqarime për këtë anulim dhe as tentime që kjo të arsyetohet kinse me “agjendën e ngjeshur” si ndodh zakonisht. (b.an)