Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, është konfrontuar ashpër me të lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka njoftuar Rts, transmeton koha.net.
Sipas mediumit të Beogradit, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës kanë qenë në pozicione krejtësisht të kundërta.
Më herët nga kabineti i kryeministrit serb ishte kumtuar se Thaçi e Vuçiç kishin folur për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së Federica Mogherinit në Ballkanin Perëndimor. (b.an)