• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi: Veprimet e opozitës, të neveritshme

by
09/10/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, nuk po pajtohet me veprimet e opozitës që ka ndërmarrë kohët e fundit. Në këtë intervistë, Thaçi ka thënë se vendi nuk është në krizë politike pasi, sipas tij, qeveria gëzon besimin e më shumë se dy të tretave të Kuvendit të Kosovës. “Kosova asnjëherë nuk ka pasur koalicion qeverisës më stabil sesa ky që ka tani”, është shprehur ai. Thaçi ka thënë se është për keqardhje që opozita, në mungesë të argumenteve me të cilat do të ballafaqohej në Kuvend, po zgjedh mjete të tjera, jodemokratike, që e cenojnë funksionimin e institucioneve të rëndësishme për qytetarin e Kosovës. Ai nuk mendon se Kuvendi është në bllokadë por, sipas tij, po ndodh vetëm pengim apo vështirësim i punës së deputetëve nga një pjesë e opozitës.

“Bllokim të Kuvendit do të kemi kur nuk do të mund t’i shtyjmë përpara proceset, ligjet, marrëveshjet. Koalicioni qeverisës ka numrat dhe përkrahjen e mjaftueshme për t’i shtyrë përpara të gjitha proceset”, ka deklaruar Thaçi, duke i bërë thirrje opozitës t’i kthehet debatit në Kuvend. “Opozita duhet të kërkojë argumente dhe t’u kthehet diskutimeve në Kuvend dhe të heqë dorë nga pengimi i deputetëve që ta kryejnë detyrën e tyre”, është shprehur Thaçi.

Next Post

Batutat dhe replikat/ Çfarë thanë Rama, Berisha dhe Topalli pa mikrofon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com