• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi vazhdon në SHBA me idenë për shkëmbim territoresh

by Java News
06/02/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Darka në shtëpinë e tij të re në Çagllavicë, duket se nuk ka ndihmuar që kreu i shtetit Hashim Thaçi të afrohet në qëndrime me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Ndonëse në Kosovë ka kohë që nuk e ka përmendur, e ka zgjedhur Washingtonin që të shkojë një hap përtej me idenë e tij. Për herë të parë, këtë të martë, Thaçi ka pranuar se ideja për korrigjim kufijsh nënkupton lëvizje edhe në veri të Kosovës, e jo vetëm në jug të Serbisë.

Deri tash vazhdimisht kishte thënë se Kosova është një dhe e pa ndarë, e se me korrigjim kufijsh po nënkuptonte që Lugina t’i bashkohet Kosovës, raporton Koha.net.Në një bashkëbisedim në “Council on Foreign Relations” në Washington DC, siç njoftoi Zyra e tij, para një audience të specialistëve të rajonit, Thaçi ka folur për përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty ka thënë se Kosova nuk do të bëjë marrëveshje që s’e pranon SHBA-ja.

“Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Ëashingtonin”, tha Thaçi.E një pyetje nga diplomati James Pardeë, njëri nga përfaqësuesit e SHBA-së për Kosovën në vitet 1999-2001, e ka pyetur aty Thaçin për çështjen e korrigjimit të kufirit.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë”, ka thënë Thaçi, përcjell Koha.net. “Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme”, u shpreh më tej ai.

Megjithatë, sipas Thaçit, pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, janë resurse të panegociueshme.

Por një tjetër mik i Kosovës, që s’ka qenë në këtë takim e ka thumbuar Thaçin në Twitter. Analisti Daniel Serwer, teksa ka komentuar Thaçin në twitter në njoftimin që kishte bërë se do të flasë në këtë takim, i ka thënë se është mirë që të ftojë edhe miq që janë kundër idesë së tij.

 

“Herën tjetër fto edhe miq që mendojnë se propozimi yt për territorin është ide e keqe”, i ka shkruar Serëer.

Asnjë reagim nga klasa politike në Kosovë nuk erdhi pas këtyre deklaratave të Thaçit. Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë edhe para deklaratës së Thaçit se nuk do të bëhet pjesë e bisedave ku flitet për territorin. Më parë, madje ka shkuar përtej duke thënë se prekja e kufijve nënkupton luftë.

Ftesë për të mos folur për kufijtë Thaçit i ka bërë edhe ish-partia e tij, PDK-ja. Edhe Veseli, bashkë me Haradinajn, Limajn, Pacollin e Edi Ramën, kanë qenë në shtëpinë e re të Thaçit, para se ky të nisej për SHBA, ku ndër të tjera do të marrë pjesë edhe në “Lutjet e Mëngjesit”.

Fatmir Limaj është bashkëdrejtues i dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel, ku ka hyrë edhe PSD-ja e opozitës. Njëra ndër përpjekjet kanë thënë se është që Thaçi të mos mundet të bisedojë çfarë të dojë në atë që po konsiderohet faza finale e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

E kur jemi andej kufirit, në Shqipëri, Thaçi e ka gjetur përkrahjen e parezervë të Edi Ramës, që madje në Prishtinë i kishte quajtur gomarë të gjithë ata që kundërshtojnë idetë e dyshojnë në patriotizmin e Hashim Thaçit. Kategorik kundër është shprehur Sali Berisha, që për dy mandate ka qenë president e për dy të tjera kryeministër i Shqipërisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Meta: Fati im pas Presidencës, shëtitja me Ramën dhe “kimia” me Berishën

Meta, për Maqedoninë e Veriut: Anëtarësimi në NATO shton sigurinë në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

August 3, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

August 3, 2026
Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

August 3, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

Teherani përgënjeshtron, Izraeli ‘tërbohet’, Trump: Kemi ujdi me Iranin për Hormuzin, kurse bërthamori…

August 3, 2026
Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

August 3, 2026
Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

August 3, 2026
Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

August 3, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha ironi me SPAK: Po ndërtojnë mini-maternitet për ministret e Ramës, përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar ligjit

August 3, 2026
Irani në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të përkohshme për anijet përmes Ngushticës së Hormuzit -

Irani në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të përkohshme për anijet përmes Ngushticës së Hormuzit –

August 3, 2026
“Kam njerkën e paralizuar, vëllanë në psikiatri”/ Operacioni “Ura”, pse GJKKO vendosi lehtësim mase për avokatin

155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com