Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka uruar përmes telefonit homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, për detyrën e Presidentit.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e urova për detyrën e re”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thotë presidenti kosovar, pwrgatiti “GazetaExpress”. (b.an)