• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi thirrje deputetëve: Votoni marrëveshjet, dëgjoni SHBA-të

by A R
18/08/2016 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një paraqitje publike i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje për implementimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, dhe atë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Thaçi tha se marrëveshja për Demarkacionit duhet të ratifikohet që të sigurojmë të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, dhe se çdo vonesë e zbatimit të kësaj marrëveshje sipas tij, minon të ardhmen evropiane Kosovës, dhe vonon themelimin e Forcave të Armatosura.

“Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës… I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja për Demarkacionit duhet të votohet në mënyrë që sipas tij, Kosova duhet të tregojë se nuk ka pretendime ndaj territoreve të asnjë shteti tjetër.

Ai shtoi se implementimi i marrëveshjes së Demarkacionit dhe asaj të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të bëhet, në mënyrë që Kosova të sigurojë të ardhmen e saj evropiane.
“Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Thaçi./KosovaPress/

Next Post

Koncesionet e HEC-eve, pushohen hetimet për ish-zyrtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com