• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi për mediat gjermane: Vitin tjetër pa viza

by
10/09/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën më të madhe që merret me ekonomi dhe financa në Gjermani “Handelsblatt”, deklaroi se pret që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova.

Duke folur për izolimin shumë vjeçare të kosovarëve, Thaçi ka theksuar se qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që të heqë dorë nga vizat për qytetarët tanë.

“Me heqjen e detyrimit për viza, do të bie migracioni i paligjshëm. Ne ndërkohë i përmbushim kërkesat e BE-së. Prandaj, unë pres që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova”, ka paralajmëruar ai.

Ai është cituar edhe nga gazeta “Die welt”, Televizioni n-tv, “Tagesspiegel”, “Basler Zeitung, “Merkur” dhe “Rheinische Post”, duke folur për liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, MSA-në dhe luftën kundër migrimit ilegal.

Thaçi ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e Kosovës. “Kjo është arsyeja pse ne duam të sjellim investitorë të huaj në vendin tonë dhe për të promovuar në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka shtuar ai.

Kryediplomati kosovar, u shpreh se këtë vit Kosova ka nënshkruar një kontratë për vend-skijimin më të madh me një konsorcium franceze në jug të Kosovës, i cili paraqet një investim prej 400 milionë euro.

Sipas tij, 3000 vende të reja pune do të krijohen atje, derisa, një konsorcium amerikano-gjerman do të ndërtojë një termocentral të ri, ku investimi do të jetë një miliardë euro.

“Ne bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë në Kosovë më shumë investitorë gjermanë. Unë personalisht kam proklamuar në Gjermani për investime në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës“, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për migracionin ilegal. “Shumica e vendeve të BE-së tashmë e kanë shpallur Kosovën, si dhe pjesën tjetër të Ballkanit, si një vend të sigurt. Një konstatim i saktë, sepse Kosova është vërtetë një vend i sigurt, një shtet i kthyer drejt të ardhmes, zhvillimit dhe prosperitetit”, është cituar Thaçi nga e përditshmja gjermane “Die ëelt”.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se menjëherë pas fluksit të madh të migracionit ilegal, autoritetet kosovare në bashkëpunim me ato gjermane kanë ndërmarrë hapa përcaktues në parandalimin e shtimit të numrit të atyre që janë larguar nga vendi.

“Ne jemi duke u përpjekur për të përcjellë të vërtetën për të informuar njerëzit përmes një fushate informative. Gjithashtu, unë personalisht përpiqem për të folur me emigrantët për të qartësuar gënjeshtrat e kontrabanduesve. Me ndihmën gjermane, ne gjithashtu jemi duke u përpjekur, që t’i ndohmojme të rikthyerit në Kosovë, që do të thotë, t’ju ofrojmë një çati mbi kokë dhe asistencën sociale”, tha Thaçi.

Next Post

Zvicra, vendi ku plakesh më mirë, Shqipëria renditet e 53-ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In